Futboll Shqipëri Sport

SULMUESI SHQIPTAR I JEP FUND PRITJES/ Armando Vajushi arrin akordin me ekipin e ri…

Armando Vajushi i ka dhënë fund pritjes së tij, teksa ka gjetur ekipin e ri ku ai do të vazhdojë karrierën futbollistike.

Sulmuesi shqiptar sezonin e kalaur ishte pjesë e Teutës, por u aktivizua shumë pak me ekipin bregdetar dhe në verë mbylli bashkëpunimin me ta.

Pas kësaj periudhe lojtari ishte në kërkim të një ekipi të ri, të cilin e ka gjetur tani. Sipas asaj që shkruan “Prosport.ro”, lojtari ka arritur akordin me skuadrën e ligës së dytë rumune, Petrolul Ploiesti, dhe do të vazhodjë karrierën e tij me këtë ekip.Teuta Vajushi

Këta të fundit renditen në vendin e 8-të në kampionat dhe shpresojnë se me afrimin e Vajushit në ekip, do ia dalin të arrijnë objektivat e tyre sezonalë. Kujtojmë se lojtari shqiptar ka luajtur më parë me skuadra si, Teuta, Vllaznia, Pro Verçeli, Avelino, Kievo, Livorno dhe Liteks Lovetç.

Related posts

JANË LOJTARË CILËSORË/ Merkato e janarit ofron dy super skuadra me kosto zero (FOTO)

Delo.autor

SHPËRTHEN ALLEGRI/ Juventusi e meritoi fitoren, RONALDO bëri një lojë të…

Isa.Autor

Sfida që premton spektakël, Tirana e Teuta gati të “ndezin” kampionatin

Isa.Autor

Leave a Comment