Futboll Ligue 1 Sport

SYNOJNË PËRFORCIME TË MËDHA/ Kampionët e Francës ofrojnë 70 milionë euro për yllin e Serie A…

Kalidou Koulibaly kthehet në qendër të zërave të merkatos.

Për mbrojtësin e Napoli-t, në fakt, duket se është vënë në lëvizje PSG. Sipas FootMercato, kampionët e Francës i kanë ofruar senegalezit një kontratë katërvjeçare me 12 milionë euro në sezon.

Sipas shkrimit, Koulibaly nuk do t’i thoshte jo ofertave të mundshme dhe drejtuesi i PSG-së, Leonardo, duket se është takuar me menaxherin e lojtarit.

Për Napoli-n janë bërë gati 70 milionë euro, një shifër më e ulët në krahasim me 100 milionët e ofruar nga United verën e kaluar, por që do të krijonte gjithsesi një suficit të rëndësishëm për klubin italian.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Tjetër shitje, Juventusi mbush arkën nga largimi i radhës

Delo.autor

IRAKU NË LUFTË/ Kombëtaren aziatike do ta drejtojë një trajner i madh

Isa.Autor

“KËTU KA SERIOZITET”/ Sulmuesi Hebaj: E mbyllim sërish në majë, Teuta nuk refuzohet

Delo.autor

Leave a Comment