Futboll Sport

TIFOZ I ÇMENDUR I MILANIT/ Klubi kuqezi dedikim rrënqethës për Bryant

Kobe Bryant ka ndërruar jetë pas aksidentit fatal me helikopter në California të SHBA! Në moshën 41 vjeç shuhet një ndër ikonat e basketbollit në botë por edhe legjendë e NBA dhe Los Angelos Lakers… Bryant, duke qenë se dikur ka luajtur edhe në Itali, ishte tifoz i çmendur i kuqezinjve dhe klubi i Milanit nuk ka vonuar me një postim prekës për basketbollistin.

“Nuk kemi asnjë fjalë për të shprehur faktin sa të shokuar jemi pasi morëm vesh lajmin tragjik. Një nga sportistët më të mëdhenj në histori ka ndërruar jetë. Tifoz i Milanit, Kobe Bryant ishte një njeri i madh. Ngushëllimet tona më të mëdha për familjen e Bryant dhe atyre që janë prekur nga kjo tragjedi. Do të na mungosh gjithmonë, Kobe!”

Related posts

BËN INTER TË ËNDËRROJË NË MIQËSORE/ Lukaku shënon “POKER” golash në debutim

Delo.autor

GJITHMONË I SUKSESSHËM/ WENGER rikthehet në STOL dhe FITON TROFEUN e…

Isa.Autor

Rusi 2018/ Në hall me dëmtimet, Southgate u jep mundësi të rinjve

Sadik.Autor

Leave a Comment