Futboll Kategoria Superiore Sport

MBYLLET JAVA 21 NË SUPERIORE/ Vllaznia nuk është më favorite për titullin, “treni” i rivalëve vjen më afër (RENDITJA)

Supersfida Partizani-Laçi mbylli javën e 21-t të Kategorisë Superiore. Pas kësaj ndalese, lufta për titullin kampion është ashpërsuar akoma më shumë pas humbjes së kryesve të Vllaznisë përballë Tiranës. Megjithatë, humbja e shkodranëve në “Selman Stërmasi” nuk është shfrytëzuar maksimalisht nga rivalët e Partizanit, Laçit dhe Teutës, të cilët u mjaftuan me barazime këtë javë.

Me barazimin 1-1 ndaj Laçit, “demat” shkojnë në kuotën e 38 pikëve, 3 më pak se Vllaznia kryesuese. Teuta dhe Laçi vijnë më pas me pikë të barabarta (37). Durrsakët nuk ia dolën të fitonin me Kukësin (2-2) duke shpërduar një mundësi të mirë për t’iu afruar Vllaznisë.

Kukësi renditet në vendin e pestë me 30 pikë, ndërsa ndiqen nga kampionët në fuqi të Tiranës me një pikë më pak. Edhe pse barazoi pa gola me Apoloninë, Kastrioti qëndron komod në vendin e shtatë me 25 pikë, 7 më shumë se Bylisi në vendin e tetë (zona ‘play-out’).

Ballshiotët janë rikthyer fort në dy javët e fundit duke grumbulluar 6 pikë. Përkohësisht, skuadra e Dovedanit e sheh veten jashtë zonës së rënies nga Kategoria Superiore.

Apolonia dhe Skënderbeu plotësojnë renditjen në vendet nëntë dhe dhjetë, respektivisht me 14 dhe 13 pikë.

Related posts

CSKA Moska thellon rezultatin, shënon gol Arnor Sigurdsson (VIDEO)

Isa.Autor

Pelè përgëzon Mbappe: Ke hyrë në klubin e më të mëdhenjve

Sadik.Autor

“POGBA KA NOSTALGJI PËR JUVENTUS”/ Legjenda e “Djajve të Kuq”: Mesfushori i la “Bardhezinjtë” për disa vite pushim!

Delo.autor

Leave a Comment