Futboll Premier League Sport

TRIUMFI NDAJ MANCHESTER UNITED/ Media angleze nuk kursen elozhet për shqiptarin: Paraqitje prej…

Arsenali dhe Granit Xhaka realizuan një nga paraqitjet më të mira pas një kohe të gjatë teksa gjunjëzuan Mançester Junajtid në shtëpi me fitoren 2-0.

Mediat angleze kanë shkruar me superlativa për skuadrën londineze, trajnerin Mikel Arteta dhe në veçanti për 27-vjeçarin shqiptar.

“Daily Express” e vlerësoi me notën 7 performancën e Xhakës përballë “Djajve të Kuq” madje duke e konsideruar lojën e sotme të tij si të duhurën për “një kapiten ekipi”.

Me paraqitjen ndaj Mançester Junajtid, e ardhmja e Granit Xhakës mund të marrë një drejtim të papritur nëse tekniku Arteta i beson sërish vendin në formacionin titullar.
Granit Xhaka (7): Punoi mirë së bashku me Torreiran dhe dhanë shembull në qendrën e fushës. Një paraqitje që mund të përkthehet ndryshe si lojë prej kapiteni, nëse do ta mbante shiritin.

Related posts

E KRYER/ Milan kthen “kolosin” Bakayoko! Orë vendimtare për talentin e Real Madrid

Delo.autor

Arroganca e trajnerit rrezikon një brez të tërë, Lëv sinjale largimi: Koha për ndryshime

Isa.Autor

LUKAKU RRËFEN 360 GRADË/ Nga fëmijëria e vuajtur tek ëndrra e realizuar, Inter

Delo.autor

Leave a Comment