Futboll Seria A Sport

U AFRUA ME BUJË NË MERKATON E VERËS/ Sulmuesi i Milanit nis bisedimet për rikthimin tek…

Ante Rebiç u afrua me bujë te Milani në merkaton e verës nga Aintraht Frankfurti, por paraqitjet e tij lënë shumë për të dëshiruar.

Sulmuesi kroat ka zhvilluar vetëm 7 ndeshje në total, duke luajtur vetëm 177 minuta, dhe për këtë arsye nuk ndihet aspak i lumtur te kuqezinjtë. Sipas asaj që shkruan “Calciomercato”, futbollisti dëshiron të rikthehet përsëri te Aintraht Frankfurti.

Thuhet se përfaqësuesit e lojtarit janë duke punuar dhe kanë nisur kontaktet, për ta rikthyer përsëri Rebiçin te skuadra gjermane. Sipas rregullores së UEFA-s, një lojtar mund të luajë vetëm me dy skuadra në një sezon dhe për  arsye zgjidhja e vetme për lojtarin është të rikthehet te Frankfurti.rebic

Rebiç dëshiron të marrë pjesë në Europian me Kroacinë dhe për këtë arsye po shtyn rikthimin në Bundesligë, për të gjetur më shumë minuta në dispozicion.

Related posts

NUK KA RINOVIM/ Man United merr vendimin PËRFUNDIMTAR për DE GEAN

Isa.Autor

SUPER SFIDA ME FRANCËN/ Lorenc Trashi optimist. Poston FOTON me…

Delo.autor

EURO 2020/ Ëndrra e Kombëtares nuk është shuar ende, rruga kalon nga Franca

Delo.autor

Leave a Comment