Futboll Sport

GOL NDAJ FENERBAHÇES/ Eduart Rroca shkund rrjetën e skuadrës së madhe turke (VIDEO)

Futbollisti i Istanbulsporit Eduart Rroca shënoi sot ndaj Fenerbahçes. Në takimin miqësor të zhvilluar pasditen e sotme, ish-lojtari i Kukësit barazoi në minutën e 40-të të sfidës me skuadrën e madhe turke, takim që përfundoi me fitoren 3-2 të Fenerbahçes.

Pas ekzekutimit të një goditjeje këndi, Rroca përfitoi nga lënia i pamarkua nga mbrojtësit e Fenerbahçes dhe shtyu saktë topin drejt rrjetës. Në këtë takim u aktivizua dhe ish-lojtari tjetër i Kukësit Kristal Abazaj.

Të dy futbollistët u transferuan tek ekipi i dytë i futbollit turk gjatë muajit shtator dhe synojnë që sezonin e ri të marrin pjesë në Superligën e Turqisë.

Related posts

KAPITULLIMI/ Real Madridi “shiti” 80 gola në vetëm një vit: Ronaldo, James…

Isa.Autor

FINALJA “EURO 2020″/ Tifozët shqiptar dhurojnë spektakël në “Tirana Fan Zone” (FOTO)

Delo.autor

E BUJSHME NGA FRANCA/ Wenger rikthehet në sezonin e ardhshëm, nis kontaktet me klubin…

Delo.autor

Leave a Comment