Futboll Seria A Sport

U KËRKUA ME NGULM NGA INTER/ Talenti 19-vjeçar mbërrin në Torino për të firmosur me klubin…

Dejan Kulusevski është goditja e parë e Juventusit në merkato. Talenti 19-vjeçar, i cili aktivizohet te Parma, u kërkua me ngulm nga Interi i Antonio Kontes, ndërkohë që në momentet e fundit zgjodhi t’i bashkohet kampionëve në fuqi të Italisë.

kulusevski

Bardhezinjtë kanë finalizuar gjithçka me Atalantën që zotëron edhe kartonin e futbollistit për transferimin e Kulusevsit duke ia rrëmbyer nga duart Interit që kishte një akord në parim si me klubin, ashtu edhe me futbollistin.
Sulmuesi do të firmosë ditën e sotme kontratën 5-vjeçare në “Zonjën e Vjetër”, nga e cila do të përfitojë 2,5 milionë euro në sezon, me rritje vit pas viti.

Kulusevski

Sipas akordit paraprak, Kulusevski do të qëndrojë te Parma deri në qershor, për t’u bashkuar në verë me bardhezinjtë.

Related posts

NË KOHË KORONAVIRUSI/ E lidhin në karrige dhe i grabisin shtëpinë, hajdutët tmerrojnë ish-ylli e Chelseat…

Delo.autor

HIDHET POSHTË IDEJA E SHKËMBIMIT ME CR7/ Icardi i mbyll derën Juventus: Forca Paris (FOTO)

Delo.autor

Lukaku shënon gol kundër Swanseasit

Sadik.Autor

Leave a Comment