Futboll Seria A Sport

“U KTHYE TEK FAMILJA DHE SHTËPIA E TIJ”/ Agjenti i dështakut të Milanit snobon kuqezinjtë!

Një ndër dështimet më të mëdha në merkaton e Milanit sa i përket viteve të fundit është padyshim Mattia Caldara.

Mbrojtësi u mor nga Juventus për 35 milionë euro, por në një vit e gjysmë nuk ka luajtur asnjë minutë në Serie A, për shkak edhe të dëmtimeve.

Së fundmi, Caldara u largua drejt Atalantës, të cilët e kanë huazim me të drejtë blerje për 15 milionë euro.

Në lidhje me rikthimin e mbrojtësit në Bergamo, ka folur agjenti i tij, Giuseppe Riso, i cili ka snobuar Milanin, duke u shprehur në media se Caldara po kthehet te familja dhe shtëpia e tij.

“Zgjedhja e Mattias ishte e qartë. Ai u kthye te familja dhe te shtëpia e tij.

Në aventurën e tij te Milani, Mattia nuk pati fat.

Ardhja e tij tek Atalanta është një hap shumë i rëndësishëm për t’u rikthyer dhe për të gjetur vazhdimësinë”, përfundoi agjenti i Caldarës.

Related posts

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Tirana-Vllaznia. Rezultati 1-1

Delo.autor

“NUK E MBAJNË NERVAT CR7″/ Ronaldo acarohet keq me tifozin që e kapi nga… (VIDEO)

Delo.autor

KRIZË TEK KAMPIONËT E FRANCËS/ PSG përplasje me lojtarët, Silva nuk ndihmon klubin

Delo.autor

Leave a Comment