Futboll Sport

RRËFEN NGA KARRIERA E TIJ/ Fabian Ruiz tregon: Kam mësuar të luaj në rrugë. Nuk do ta harroj kurrë ditën që…

Mesfushori i Napoli-t, Fabian Ruiz, ka ripërshkuar karrierën e tij në një intervistë të dhënë për EFE.

“Kam mësuar shumë duke luajtur në rrugë me djemtë më të rritur”, ka thënë Ruiz. “Spanja, e pamposhtur me mua në fushë? Shpresojmë të vazhdojë kështu. Është një e dhënë e rëndësishme, jam i lumtur sepse kombëtarja është një ëndërr kur je fëmijë”.

“Nuk  do ta harroj kurrë ditën time të parë me Spanjën. E jetoj çdo grumbullim në të njëjtën mënyrë, është diçka që nuk përjetohet çdo ditë”.

Në lidhje me Europianin:

“Luis Enrique qëndron shumë afër lojtarëve, flet gjithmonë me në në stërvitje, na kërkon shumë gjëra. Adhuron zotërimin e topit, presionin dhe ndërtimin e aksionit nga mbrojtja”.

Për mungesën e Sergio Ramos:

“Janë vendime të vështira, që duhen marrë në jetë. Sergio do të punojë për t’u kthyer, por kemi një skuadër shumë të mirë dhe një grup të bukur. Ka njerëz që kanë fituar shumë, si Busquets, Jordi Alba, Thiago, futbollistë ekspertë dhe me personalitet”.

Related posts

SHKELI RREGULLAT E BASTEVE/ FIFA hedh poshtë apelimin e Atletico e Madrid

Delo.autor

LIVE/ Liga e Kampionëve: Roma përsëri në avantazh, Valencia thellon ndaj Young Boys (VIDEO)

Isa.Autor

MPOSHTI ANGLINË NË NATIONS LEAGUE/ Van Dijk: Nuk do të përballemi ndaj Ronaldos, por ndaj…

Delo.autor

Leave a Comment