Futboll La Liga Sport

U MPOSHT NGA REAL MADRID/ Lopetegui acarohet me gjyqtarin dhe “VAR”: Është turp! (FOTO)

Ish-trajnerit të Spanjës dhe Real Madridit Julen Lopetegit nuk i kanë mbajtur nervat në sfidën e sotme të skuadrës së tij Sevija kundër 13-herë kampionëve të Europës, e cila përfundoi me fitoren e “Los Blancos” 2-1.

Ai u nervozua me gjyqtarin Martinez Munuera për anullimin e golit të andaluzianëve në minutën e 31-ë kur Gudelj shkaktoi faull ndaj mbrojtësit të Realit Eder Militao, rast që i dha mundësinë de Jong të shënonte. Pas konsultimit me VAR-n, Munuera e quajti golin e Sevijas të parregullt.

Pas pushimit të pjesës së parë, Lopetegi është regjistruar nga kamerat në “Santiago Bernabeu” duke thënë: “Është një turp, turp! Gjithmonë njësoj!”

Related posts

FUNDI I NJË EPOKE/ Nga basti me akullore te dieta dhe origjina italiane, ja sekretet e “Jashtëtokësorit”…

Delo.autor

Liverpooli e harron Alissonin, kërkon portier në Premierligë

Q.Autor

NDJEN “PRESIONIN” PËR TITULLIN E PREMIER/ Sterling: Gara është shumë e fortë, por kam…

Delo.autor

Leave a Comment