Futboll Seria A Sport

E “SHEMB” PËRTOKË/ Higuain tërbohet ndaj Gattusos gjatë stërvitjes (VIDEO)

Kur duhen edhe dy ditë deri në përballjen e madhe ndaj Juventus për Superkupën e Italisë, skuadra e Milan e mbërritur në Gedda të Arabisë Saudite një ditë e gjysmë përpara kundërshtarëve, ka zhvilluar të hënën seancën e parë të mirëfilltë përgatitore, që pas triumfit në Kupën e Italisë ndaj Sampdorias.

Një seancë stërvitore që nisi si krejt normale, madje nën prezencën e medieve për 15 minutat e para, përpara se të nxirreshin jashtë ambienteve stërvitore të gjithë të pranishmit, për shkak se Gattuso nisi të eksperimentojë disa prej skemave që do të aplikojë për të triumfuar ndaj Juventus.

Një përgatitore në nivele të larta intensiteti, por jo vetëm. Gattuso, i cili në një moment të stërvitjes ishte përfshirë dhe ishte në mes të fushës u shndërrua në viktimën e atij që më shumë ka mbrojtur në këto muajt e fundit, Gonzalo Higuain. Argjentinasi e ka shënjestruar në mënyrë fantastike dhe më pas i ka ndërhyrë në mënyrë agresive duke e rrëzuar trajnerin në fushë. Të qeshura pa fund mes kuqezinjve dhe vetë protagonistëve, Higuain e Gattuso.

Related posts

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Juventus s’heq dorë nga sulmuesi, Paratici mendon super goditjen “low cost”

Delo.autor

ROMA TALLET ME INTERIN/ Tifozët zikaltër sulmojnë klubin: Nuk dini ti ktheni përgjigje

Isa.Autor

Klopp zbulon pikën e dobët të Real Madridit dhe si “bllokohet” Ronaldo

Sadik.Autor

Leave a Comment