Futboll Seria A Sport

SFIDA NDAJ INTER/ Flet Gattuso: Nuk është derbi, ja këshilla ime për ekipin

Napoli do të presë Interin nesër në mbrëmje, në takimin më të rëndësishëm të kësaj jave të kampionatit italian, ndërsa trajneri Genaro Gattuso doli sot në konferencën e zakonshme për shtyp, ku vlerësoi kundërshtarin dhe kërkoi përqendrim maksimal nga të tijtë.

“Luajmë përballë një skuadre shumë të përgatitur fizikisht, që ushtron një futboll cilësor dhe intensiv dhe që drejtohet nga një trajner i madh, ndaj duhet të bëjmë kujdes e të jemi maksimalisht të përqendruar për t’ia dalë. Skuadra duhet të mësojë të vuajë në fushë, pasi vetëm kështu mund të përballemi me kundërshtarë të këtij niveli”, deklaroi Gattuso.

Napolitanët do të vijnë me mungesa në këtë takim, pasi nuk do të jenë të gatshëm Dries Mertens, Maksimovic e Koulibaly, ndërsa në dyshim është edhe mesfushori Fabian Ruiz, por Gattuso ndihet i qetë dhe besimplotë për një paraqitje të mirë.

“Mertens ka një dëmtim dhe u nis drejt Belgjikës me lejen tonë, për t’u trajtuar nga një mjek të cilit ai i beson, ndërsa Koulibaly tentoi rikuperimin, por nuk duam ta rrezikojmë. Në qendër do të luajë Luperto, por mund të aktivizohet edhe Di Lorenzo. Në mesfushë ka pak dyshime mbi Fabian Ruiz, por kushdo që të luajë, do të bëjë më të mirën”, deklaroi tekniku i Napolit.

Gjatë gjithë karrierës së tij si futbollist Gattuso ka qenë pjesë e Milanit dhe ndaj Interit është si një lloj derbi për të, por vetë tekniku thekson me krenari se është trajner i Napolit dhe se nuk bëhet fjalë për një derbi.

Related posts

PAS SHKARKIMIT TË TRAJNERIT SHKËMBI/ Ndryshimet në staf, ja dy largimet e radhës nga Teuta

Delo.autor

Ndeshja kundër Sevilla/ Valverde: Nuk mund të krijojë formacionin, kam lojtar të dëmtuar

Sadik.Autor

ISH-ZV. PRESIDENT I KLUBIT TË SUPERIORES/ Kush është biznesmeni që u kap me armë dhe çantën plot me para

Delo.autor

Leave a Comment