Futboll La Liga Sport

VALENCIA-BARCELONA/ Trajneri Setien me shumë surpriza në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Barcelona do të luajë kundër Valencias prej orës 16:00 në Mestalla. Ekipi katalanas ka publikuar formacionin e trajnerit Quique Setien dhe ka disa surpriza te titullarët. Numri një i stolit duket se ka vendosur për mbrojtjen dhe preferon Umtitin përpara Lenglet.

Mesfusha ndryshon me Rakiticin dhe Vidalin në stol, ndërsa De Jong rikthehet si titullar, ashtu si Arthur. Nuk ka vend për dy senatorët e mesfushës, ndërsa Setien konfirmon se i beson brezit të ri. Kroati dhe kiliani mund të kenë ndonjë lëvizje surprizë në janar.

Sulmi nuk ndryshon me kapitenin Messi, Greizmann do të luajë si numër “9”, ndërsa Ansu Fati do të jetë mbështetës i tij. Ndeshja ndaj Valencias pritet të jetë e vështirë për Barcelonën.

Related posts

Drejtuesit kërkojnë të reformojnë ekipin, Milan kontakton trajnerin italian

Isa.Autor

ARRIHET MARRËVESHJA/ Nainggolan largohet nga Inter, huazohet tek ish-klubi i tij…

Delo.autor

LIVE/ Shqipëria nuk përmbys dot pas ndërprerjes, Polonia fiton dhe merr vendin e dytë në grup

Delo.autor

Leave a Comment