Futboll Seria A Sport

ZBULON SEKRETIN E IBRAHIMOVIC/ Trajneri Pioli: Ai do të fitojë gjithmonë, madje dhe në…

Trajneri i Milanit Stefano Pioli i bën thirrje skuadrës që të vazhdojë të ruajë momentin e mirë që po kalon në dy ndeshjet e fundit.

Në prag të takimit të nesërm në kampionatin italian përballë Udinezes, tekniku italian shtoi se portieri Xhanluixhi Donaruma do të grumbullohet si dhe ka shanse të luajë.

Tifozët? Ata kanë dhënë një mbështetje të jashtëzakonshme. Duhe të marrim më tepër entuziazëm dhe energji. Në këto 19 ndeshej të mbetura të kampionatit duhet të bëjmë më mirë.

Forma e ekipit? Ndihemi mirë, është e nevojshme për ne të përfitojmë nga ky moment për të përmirësuar pozicionin tonë në tabelën e renditjes. Nesër është një mundësi shumë e mirë për ne. Kemi punuar mire dhe kemi riparuar gabimet e vogla.

Donaruma dhe Ibrahimoviç? Xhixhi do të jetë me ekipin. Është stërvitur dhe ndihet i motivuar, besoj se do të luajë nesër. Zlatani po tregon se është një vlerë e shtuar për skuadrën. Jam me fat që kam në dispozicion një lojtar të tillë. Ai do të fitojë gjithmonë, edhe kur është në stërvitje. Kjo po na ndihmon të përmirësohemi në stërvitje. Ky është qëndrimi i duhur që duhet të ketë Milani”, përfundoi Pioli.

Related posts

AKUZOI ARBITRIN PAS HUMBJES NË KAMPIONAT/ Granit Xhaka fshin menjëherë postimin nga rrjetet sociale (FOTO)

Delo.autor

SERIE A/ Vlahoviç bën Fiorentinën të ëndërrojë, Empolit mposht me përmbysje Sassuolon. Ja rezultatet…

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN ZVICERAN/ Ja vlerësimi për yllin shqiptar që luan tek Genk (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment