Futboll La Liga Sport

ZIDANE ËSHTË “MBRET” I FINALEVE/ Francezi kërcënon Atleticon dhe rekordin e… Miguel Munoz

Të dielën në mbrëmje (19:00), Zinedin Zidan do të luajë finalen e tij të nëntë si trajner i Realit të Madridit. Këta të fundit mund ta nisin sfidën me një armë të sigurt, që është pikërisht trajneri. Francezi nuk ka humbur kurrë asnjë finale dhe ka fituar 3 herë në Champions (2016, 2017, 2018), dy superkupa Europe (2017, 2018), dy botërorë klubesh (2016, 2017) dhe një Superkupë Spanje (2017).

Në rast se do të triumfojë kundër Atletikos, atëherë do të jetë titulli i tij i dhjetë si trajner, duke llogaritur edhe një La Liga. Në këtë mënyrë do të jetë vetëm 4 trofe larg nga legjenda Migel Munjoz, i cili është trajneri me më shumë trofe në historinë e Realit të Madridit (14). Francezi në total ka një përqindje të lartë fitoresh (66%). Ai ka arritur të fitojë 124 ndeshje, ka barazuar 40 dhe ka humbur 22 nga 185 në total.

Bëhet fjalë për të dyja etapat e tij si trajner i “Galaktikëve”. Gjeni fitues i Zidanit u tregua në finalen e Ligës së Kampioneve në vitin 2016 kundër Atletikos së Madridit (5-3 me penallti). Përmbysja e rivalit të përjetshëm shërbeu si oksigjen për të mposhtur më pas Sevijen në Superkupën e Europës.

Suksesi vazhdoi më tej me fitoren e Botërorit të Klubeve kundër Kashimës. Në më pak se 7 muaj, Zidan fitoi 3 finale, por më e mira do të vinte. Ai fitoi me goleadë kundër Juventusit në finalen e Champions-it, pastaj triumfoi në Superkupën e Europës në Shkup ndaj Junajtidit dhe atë të Spanjës kundër Barcelonës. Sezoni nuk nisi mirë pasi skuadra “galaktike” mori 3 humbje, por sërish një Botëror Klubesh e rikthen në rrugën e duhur. Pastaj francezi fitoi edhe një tjetër finale Champions-i kundër Liverpulit.

real-madrid-cruise-past-valencia-to-reac

Ecuri pozitive – Ky Real ka 15 ndeshje pa humbje dhe e fundit ka qenë kundër Majorkës. Duhet të kujtojmë se Zidan arriti 40 ndeshje pa humbje nga prilli i vitit 2016 deri në janarin e vitit 2017. Edhe në atë kohë ishte trajner Zinedin Zidan. Duket sikur Reali i Madridit është rikthyer dhe tani të gjithë po tremben nga mënyra se si francezi po e menaxhon skuadrën. Një provë të vërtetë do ta ketë kundër Mançester Sitit të Pep Guardiolës në Ligën e Kampioneve.

Related posts

“NUK KA SHORT TË LEHTË”/ Flet trajneri Southgate: Do të bëj një tjetër foto me…

Delo.autor

Momente makthi për Tottenham, Harry Kane del nga fusha i dëmtuar

Q.Autor

Shorti i Champions League në 19 qershor, ja shpresat e Skënderbeut

Sadik.Autor

Leave a Comment