Futboll Seria A Sport

0 GOLA NGA 38 TENTATIVA/ “Mallkimi” i Cristiano Ronaldos vazhdon

Futbolli është një sport i çuditshëm. Mund të jesh një nga më të mirët e të gjitha kohërave, por ndodh që të biesh viktimë i disa mallkimeve të çuditshme. Gjëra aq të pashpjegueshme, saqë të lënë pa fjalë. Aq më shumë kur bëhet fjalë për një kampion si Cristiano Ronaldo.

Megjithatë, ndeshja kundër Lyon-it ka konfirmuar një trend që zgjat prej shumë, shumë kohësh: pesë herë fituesi i Topit të Artë ka harruar të shënojë nga goditjet e dënimit. CR7 ka shënuar deri tani aq gola sa kishte shënuar në gjithë sezonin e kaluar në Serinë A, ka goditur dy herë në Champions dhe dy në Kupën e Italisë, por nuk mund të shënojë më nga goditjet e dënimit.

Siç i ka ndodhur shpesh me bardhezinjtë, edhe tentativa e bërë kundër francezëve është ndalur nga muri. Edhe kur ka shkuar afër golit, gëzimi i ka mbetur në fyt. Ka ndodhur të paktën dy herë në këtë sezon: kundër Spal-it, kur ka goditur traversën, dhe kundër Lokomotivës së Moskës, kur topi po përfundonte në rrjetë pasi i ka shpëtuar nga duart portierit. Madje, ka përfunduar në rrjetë, por është shtyrë nga Ramsey në momentin e fundit.

Eurosport ka dhënë disa statistika më të detajuara: nga 38 tentativat e bëra nga portugezi me bardhezinjtë, 11 goditje dënimi janë pritur, 1 ka përfunduar në traversë, 2 jashtë dhe 24 janë ndalur te muri.

Opta ka futur më thellë gishtin në plagë, duke shpjeguar se edhe në Champions League, kompeticioni i tij i preferuar, periudha e keqe e Cristiano Ronaldo-s zgjat prej një kohe të gjatë, duke parë se CR7 nuk ka shënuar në asnjë nga 25 goditjet e fundit të dënimit të bëra në Champions.

Situata nuk është më e mirë në kompeticionet e tjera. Goli i fundit i shënuar me goditje dënimi nga portugezi në kampionat ka qenë më 16 nëntorin e 2016-ës, në një derbi kundër Atletico Madrid. Në Champions, gjithmonë me fanellën e Real Madrid, kundër Sporting-ut.

Më pas vjen kombëtarja, ku CR7 nuk ka probleme me goditjet standarde. Kaq mjafton që tifozët e Juventus-it të kërkojnë që goditjet e dënimit t’i besohen Pjanici-t. Problemi i vetëm është se duhet bindur Ronaldo.

Related posts

Mandzukic: Me Allegrin do t’i fitojmë të gjitha…

Q.Autor

Moratti: Më vjen keq për atë që po ndodh me Baggio-n, Del Piero-n dhe Maldini-n

Q.Autor

SERIE A/ Icardi dhe Wanda janë në Milano, e ardhmja vendoset brenda javës

Sadik.Autor

Leave a Comment