Futboll Sport

Ëndrra “në sirtar” e De Laurentiis: Një Europian, në vend të Champions League

Një propozim i çuditshëm, në kuadrin e një ëndrre në sirtar, vjen nga presidenti i Napolit, De Laurentiis.

 “Ta zhdukim Champions League për të krijuar një kampionat europian me 20 skuadrat më të mira”, shprehet shefi i “të kaltërve” nga jugu i Italisë, nënkampionë të këtij sezoni në Serie A.

Një ide që duke pasur parasysh kalendarin sportiv duket e parealizueshme.

Presidenti i Napolit do të donte një kampionat me ndeshje vajtje-ardhje që do të mund të luheshin të mërkurave dhe të enjteve, gjë që në total do të nënkuptonte 38 ndeshje, të cilave do t’iu shtoheshin edhe 38 javët e kampionatit.

Me këto përllogaritje, një skuadre pretendente do t’i duhej të zhvillonte 76 ndeshje në sezon, një target thuajse i pamundur. Kësisoj, edhe fatet e Champions League nuk janë aspak të rrezikuara.

Related posts

PAS FITORES NDAJ HUNGARISË/ Mesfushori Gjasula: Me tifozat në krah do të tregojmë veten tonë ndaj Polonisë

Delo.autor

SKEMA PERFEKTE E PARTIZANIT/ Shikoni momentin e dyshimtë te golit i anuluar në pjesën e parë (VIDEO)

Delo.autor

KAMZA-PARTIZANI/ Përfundon ndeshja, miqtë i “falen” Bruno Telushit për 3 pikët

Isa.Autor

Leave a Comment