Futboll La Liga Sport

11 MUAJ PA GOL NË “BERNABEU”/ Gareth Bale do të jetë ekstrakomunitar

Duhet të ishte lojtari që do të zëvendësonte Kristiano Ronaldon, por Garet Bejl është shndërruar në një problem për Realin e Madridit.

Bejl Zidan

Hera e fundit që ka shënuar një gol në “Santiago Bernabeu” ka qenë 16 marsi i vitit të kaluar, pikërisht kundër Selta Vigos, ekzaktësisht 11 muaj më parë. Këtë herë ai do të kërkojë që të thyejë mallkimin, por fillimisht duhet të bindë Zidanin që të luajë titullar.

Në fakt, Bejl nuk ka bërë namin në transfertë. Ecuria e tij ka qenë shumë negative dhe dëmtimet nuk e kanë lënë që të tregojë vlerat e tij. Nga marsi i vitit të kaluar deri sot, Bejl ka arritur të shënojë 3 gola. Të tre kanë qenë në transfertë, 2 kundër Vijarealit dhe një tjetër në Kupën e Mbretit kundër Unionistas. Një tjetër lajm negativ lidhet me faktin që në vitin 2021 Garet Bejl do të jetë ekstrakomunitar.

Related posts

LIVERPOOL DHE CHELSEA/ Dy ekipet britanike thyejnë rekordin 110 vjeçar

Isa.Autor

Mourinho paralajmëron/ Ky do të jetë sezon i VËSHTIRË për Man United

Isa.Autor

“Fuckboll Champions, sipërmarrja miliardere la jashtë Juven”, Roland Luçi sulmon UEFA-n

Sadik.Autor

Leave a Comment