Futboll Seria A Sport

111 MILIONË EURO KLAUZOLË/ Inter është gati të sakrifikojë “Demin” Lautaro!

Barcelona është e vendosur të sigurojë Lautaro Martinezin për sezonin e ardhshëm. Gjatë gjithë këtij sezoni, katalanasit kanë tentuar disa herë të bindin Interin për të garantuar transferimin e argjentinasit në “Kamp Nou”.

Por, nëse zikaltërit dëshirojnë të mos e lëshojnë “xhevahirin” e tyre, duhet të nisin menjëherë bisedimet për rinovimin e kontratës së Lautaros. Ai paguhet 2.5 milionë euro në sezon, ndryshe te Barcelona sulmuesi mund të paguhet shumë më tepër, prandaj drejtuesit zikaltër duhet të bëjnë sakrificë financiare për të mbajtur lojtarin në “San Siro”.

lautaro inter

Megjithatë, nëse Interi dëshiron ta shesë futbollistin argjentinas pas këtij sezoni, ata do të jenë të gatshëm për të aktivizuar klauzolën 111 milionë euro që Barcelona duhet të paguajë për prishjen e kontratës së Lautaros.

Duket parë shifrën e çmendur të të ardhurave që mund të përfitojnë nga ky transferim me leverdi, Interi mund të pranojë të “sakrifikojë” Lautaron për hir të investimeve në merkato për sezonin e ardhshëm.

Aktualisht, kontrata e argjentinasit me Interin skadon në vitin 2023.

Related posts

Komisionit të Disiplinës me dorë të hekurt,pezullohet Ndreu dhe 2 lojtarë të Lushnjës

Q.Autor

“EURO 2020″/ Rusët përfitojnë një penallti, Dzyuba ndëshkon Danimarkën nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

SFIDA NDAJ SLAVIAS SË SOFIAS/ Skënder Gega: E njohim historinë e bullgarëve, do i çojmë gjërat në kahun tonë

Delo.autor

Leave a Comment