Futboll La Liga Sport

32 RASTE ME KORONAVIRUS NË SPANJË/ Merret vendimi, ja çfarë është vendosur për “El Clasico”

Në Spanjë janë regjistruar 32 raste të coronavirusit, por presidenti i La Ligas, Javier Tebas, e ka konfirmuar se “El Clasico” e së dielës nuk rrezikohet aspak të shtyhet.

Madje edhe tifozët do të jenë të pranishëm në stadium sipas të parit të kampionatit spanjoll, nëse situata nuk përshkallëzohet.

“Nuk e konsiderojmë mundësinë e shtyrjes së ‘El Clasicos’ ose të ndonjë ndeshjeje tjetër.  Për ndeshjen e së dielës, kemi ngritur një komision të La Ligas për të monitoruar situatën”.

“Po shikojmë mundësinë t’i zhvillojmë ndeshjet me dyer të mbyllura. Nëse kjo nuk është e mundur, atëherë takimet do të shtyhen”.

“I kemi dërguar planin tonë UEFA-a”, ka bëri me dije presidenti Tebas.

Ndryshe nga Italia, ku shumë ndeshje të ligave të ulëta janë shtyrë, ose luhen me dyer të mbyllura, në Spanjë, ndeshjet zhvillohen normalisht.

Nëse situata shëndetësore në Spanjë përkeqësohet atëherë autoritetet mund të marrin ndonjë vendim tjetër

Related posts

EURO 2020/ Pësoi 4 gola në transfertë, jep dorëheqjen trajneri i kombëtares ballkanase…

Delo.autor

SFIDA ME ANDORËN/ Lojtarë të pamotivuar me Shqipërinë? Reja: Mjerë ata pastaj

Delo.autor

DUAN TITULLIN/ Spalletti mesazh drejtuesve: Ja çfarë pres nga merkatoja

Sadik.Autor

Leave a Comment