Bundesliga Futboll Sport

ASKUSH SI “BOMBERI” POLAK/ Lewandowski, shënon një herë çdo 71 minuta (FOTO)

Pas përfundimit të pjesës së parë të sezonit, goleadorët me famë botërore kanë vendosur mënjanë dëmtimet, përshtatjet dhe detajet e fundit. Kanë gjithmonë mbi vete reflektorët e gjithë botës dhe mendojnë jo vetëm për titujt me klubet përkatëse, por edhe “Këpucën e Artë”. 

Për momentin dhe me një diferencë të madhe krahasuar me rivalët, Robert Levandovski udhëheq klasifikimin e veçantë të bomberave sezonalë, me një shifër mahnitëse: 35 pikë. Askush nuk e lë në hije polakun, që e ka arritur kuotën në fjalë brenda harkut të 2.513 minutave.

Pra, celebron një herë çdo 71,8 minutash, duke mbajtur edhe rekordin më të mirë të kontinentit. E ndjek, edhe pse nga jo shumë pranë, Çiro Imobile. Sulmuesi i Lacios ka marrë “fluturimin” dhe ka një total prej 28 golash. Nëse konsiderohen të gjitha kompeticionet zyrtare të zhvilluara deri tani, “podiumi” mbyllet me Timo Vernerin (25).

CR7 S’NJEH MOSHË – Kilië Mbape, pavarësisht se duhet të ndajë repartin me yje të tjerë si Mauro Ikardi dhe Nejmar, renditet i katërti me 22 gola. Kristiano Ronaldo, për të cilin duket sikur nuk kalojnë vitet, është i pesti me 22 gola të regjistruar. Mbyllin dhjetë vendet e para Aguero (21), Lukaku (20), Sterling (20), Raul Himenez (20) dhe Lionel Mesi (25). Krahasuar me sezonet e tjera kur kampioni katalanas i vendoste të gjithë në radhë, këtë herë duket të ketë paguar disi rënien fizike bashkuar me atë të gjithë skuadrës.

rONALDO

VETËM NJË MADRILEN NË 15- SHE – Vetëm një lojtar i Realit të Madridit ndodhet mes 15 vendeve të para. “Galaktikët”, lider të La Ligës dhe të kualifikuar për në fazën me eliminim direkt të Ligës së Kampionëve, kanë mbetur me një përfaqësues në listën e golashënuesve europianë: është Karim Benzema, i vetmi që arrin të mbajë peshën e sulmit madrilen.

Pavarësisht se skuadra për momentin po shkëlqen më shumë në mbrojtje sesa në sulm: Zinerin Zidan ka pësuar vetëm 13 gola në kampionat dhe ka shënuar 40, diçka më pak se dy për ndeshje. Francezi ka realizuar 18 gola në 2.419 minuta, mesatarisht një çdo 135.

gOLASHENUESIT

GOLA DOMINOJNË ANGLEZËT – Pavarësisht se nuk kanë asnjë sulmues mes pesë vendeve të para, Premier Liga numëron pesë përfaqësues në 15-she. Disa prej tyre kanë luajtur edhe ndeshjet e Krishtlindjeve pa u ndalur: Sterling, për shembull, ka zhvilluar 35 ndeshje, Raul Himenez 38, Salah 33… Levandovski, lideri i padiskutuar, ka luajtur 29.

Related posts

“BOMBË” TEK REAL MADRIDI/ Sergio Ramos zyrtarizon “divorcin”

Delo.autor

REFUZON OFERTËN E PARË BARCELONËS/ Ja çfarë kërkon Sheiku për të shitur Neymar

Delo.autor

Francë-Kroaci luhet për 38 milionë euro, ja sa fituan të gjitha ekipet në “Rusi 2018”

Isa.Autor

Leave a Comment