Futboll Sport

“ÇMENDURI” NË CHAMPIONS/ Portieri i jep kualifikimin dramatik meksikanëve! (VIDEO)

Champions League në Amerikën qendrore dhe veriore ka dhuruar shumë emocione mëngjesin e sotëm, sidomos në sfidën Tigres-Allianza. Luhej akti i dytë mes dy ekipeve, ku ndeshja e parë e luajtur në El Salvador, kishte përfunduar me suksesin e vendasve 2-1. Tashmë, luhej në Meksikë, ku Tigres ishte dukshëm favorit.

Pavarësisht se brenda 23 minutash vendasit udhëhiqnin 3-0, miqtë bënë një kthesë të pabesueshme, duke çuar shifrat në 3-2 përpara fundit të pjesës së parë. Në fund të ndeshjes erdhi edhe momenti më dramatik, ku Tigres arriti kualifikimin në minutën e fundit shtesë me një gol të shënuar nga portieri. Nahuel Guzman u shndërruar në hero, teksa shënoi me kokë, duke çmendur në festë ekipin dhe tifozët e tij për një kualifikim të paharrueshëm.

Related posts

PRAPASKENAT TEK REAL MADRIDI/ Ja dy telefonatat “magjike” të Perezit ndaj Zinedine Zidane

Delo.autor

LISTA E GOLASHËNUESVE MË TË MIRË TË TË GJITHA KOHRAVE/ Çuditërisht në krye nuk është Pele

Isa.Autor

PAS GOLIT “ALLA DEL PIERO”/ Një snajper nga distanca, Dybala në gjurmët e “Pleshtit”

Delo.autor

Leave a Comment