Futboll Seria A Sport

INTER-LUDOGORETS/ “Koronavirusi” anulon edhe drekën zyrtare me…

Do të jetë një ndeshje “special” mes Interit dhe Ludogorets, jo për shkaqe sportive. Për shkak të emergjencës së “Coronavirus”, sfida e kthimit e Ligës së Europës do të zhvillohet pas dyerve të mbyllura. Madje, jo vetëm kaq. Sipas “Sky Sport”, nuk do të ketë as drekë zyrtare mes përfaqësuesve të UEFA-s dhe dy klubeve, sikurse ndodh përherë para ndeshjeve të këtij lloji. Sonte në “San Siro” do të jenë rreth 500 persona, përfshirë transmetuesit televizivë, stjuartët dhe stafet e dy skuadrave.

Related posts

Botërori mund të goditet nga një skandal, nisin hetimet….

Sadik.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Trajneri Del Neri kthehet në stol pas 3 vitesh pushim!

Delo.autor

LAJME TË KËQIJA PËR KAMPIONËT E ITALISË/ Sarri humbet për sfidën ndaj Atleticos tre lojtarët…

Delo.autor