Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

DEBUTON NË SPANJË/ Manaj shënon golin e parë me fanellën e Barcelonës, por ndëshkohet me… (VIDEO)

Reai Manaj ndryshoi ekip në merkaton e janarit, teksa vendosi të kalojë nga Albasete, tek Barcelona B.

Sulmuesi shqiptar është stërvitur disa ditë me ekipin e parë të Barcelonës, por Setien ka vendosur të mos e marrë në ekipin e parë.

Megjithatë lushnjari është në një formë shumë të mirë, teksa ditën e sotme ka gjetur edhe golin e parë me fanellën e katalanasve.

Në minutën e 27’ Manaj ka kaluar në avantazh ekipin e tij, në ndeshjen me Prat në transfertë, me anë të një 11-metërshi.

Lojtari shënoi që në debutim një javë më parë për Barcelonën, por goli i tij iu anulua. Megjithatë lojatri është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë në fund të pjesës së parë, pas një goditje ndaj kundërshtarit.

Related posts

PAS PENALLTISË SË AKORDUAR ME VAR/ Sansone mposht portierin Donnarumma nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

KOMBËTARJA NË HORIZONT/ Dinamo furnizon Shqipërinë dhe Kosovën

F.autor

PËRBALLJA ME ISLANDËN/ “Kuqezinj”, mbrojeni portën njësoj si himnin

Delo.autor

Leave a Comment