Futboll Seria A Sport

DERBI I “MADONINËS”/ Conte kërkon zëvendësuesin e “Demin” Lautaro, ja tri opsionet

Një javë vendimtare për Interin: brenda 7 ditësh, duhet të përballet me Milanin në derbin e Madoninës dhe më pas me Lazio, e cila po prezantohet në të gjitha aspektet si një konkurrente e drejtpërdrejtë për titullin. Për ndeshjen kundër bardhekaltërve, Antonio Conte do të ketë përsëri në dispozicion Lautaro Martinez, i cili, megjithatë, do ta humbasë derbin për shkak të pezullimit 2-javor, që nga ndeshja me Cagliari. Prandaj, trajneri nga Salento është i detyruar të bëjë një zgjedhje themelore, në funksion të ndërqytetases së të të dielës në mbrëmje, për sulmin. Dilema është e tillë: cili do të luajë në vendin e numrit 10 argjentinas? Hipotezat, kryesisht, duket se janë tre.

Alexis Sanchez, zëvendësuesi “natyror”
Në verë, Interi bleu Alexis Sanchez me idenë e përdorimit të tij si alternativë e parë në rolin e sulmuesit. Në fakt, si zëvendës i Lukakut dhe i Lautaro, pasi, në të vërtetë, kanë qenë të pakta rastet, kur ka luajtur që nga minuta e parë. Kundër Barcelonës dhe Sampdorias, në shtator, ai iu bashkua argjentinasit, duke pasur parasysh problemet e lehta fizike të “9” belg. Në Kupën e Italisë, kundër Cagliari, në janar, ai veproi si “shpatull” e Lukakut. Në të njëjtën garë dhe muaj, në ndeshjen kundër Fiorentinës, Sanchez luajti pas të dyve. Një eksperiment që solli pak rezultate. Kiliani do të ishte, pra, zëvendësuesi “natyror” i Lautaro Martinez për të mbështetur Lukakun. Ai tashmë ka luajtur me sulmuesin e datëlindjes 1993 te Manchester United për një vit e gjysmë. Të dy e njohin njëri-tjetrin dhe shpesh e kanë bashkëndarë fushën. Për më tepër, mes dëmtimeve dhe problemeve, Sanchez nuk ka pasur ende mundësi të jetë vendimtar për Interin. Derbi mund të jetë shansi i tij i madh.

Sebastiano Esposito, zbulimi
Megjithatë, kundër Udinese, zgjedhjet e trajnerit Conte shkuan në një drejtim tjetër: Sanchez e filloi nga pankina, ndërsa Sebastiano Esposito zbriti në fushë nga minuta e pare. Lojtari i datëlindjes 2002 tregoi personalitetin dhe vendosmërinë e zakonshme, por në disa rrethana, edhe moshën e tij të re dhe mungesën e përvojës e ftohtësisë në finalizim. Detaje që në një derbi të ekuilibruar, pavarësisht nga diferencat në renditje, mund të bëjnë ndryshimin. Esposito deri më tani ka luajtur vetëm dy ndeshje si startues, duke gjetur golin kundër Genoa. Gjithashtu, me atë rast ai kishte zënë vendin e Lautaro Martinez, duke luajtur si “tandem” me Lukakun. Saktësisht, siç ndodhi në Udine javën e kaluar. Conte duket se e vlerëson atë, veçanërisht pranë belgut. Kjo është arsyeja pse surprizat nuk mund të përjashtohen.

Christian Eriksen, i porsaardhuri
Njëlloj befasie mund të ishte përdorimi i Christian Eriksen në një rol më të përparuar, edhe nëse kjo do të supozonte një ndryshim të modulit taktik: më shumë se 3-5-2 (ose 3-4-1-2), duhet folur për 3- 4-2-1, me Lukakun referencë e vetme në sulm dhe një lojtar tjetër më të avancuar, së bashku me ish-yllin e Tottenham. Me pak fjalë, një ndryshim i skemës, gjithashtu për ta bërë danezit të ndjehet më i qetë, i cili u shfaq natyrshëm pak i hutuar në debutimin e tij si startues kundër Udinese. Në këtë rast, Lukaku do të gjendej duke luftuar mes dy lojtarëve të Milanit, situatë në të cilën belgu nuk e ka parë kurrë veten në këtë sezon. Prania e një sulmuesi tjetër, që i jep thellësi sulmit zikaltër, ka favorizuar edhe performancën e ish-lojtarit të Manchester United. Ndoshta një ndeshje delikate si derbi mund të duket më pak e përshtatshme për të ndryshuar skemë, por kurrë mos thuaj kurrë…

Related posts

LIVE Tirana-Kukësi/ “Djall dhe engjëll”, Abibi shkakton penallti, por ia pret po vetë Rexhinaldos (VIDEO)

Isa.Autor

“ISHTE INSPIRIM PËR SHUMË NJERËZ”/ Ronaldo: Kobe Bryant një legjendë e vërtetë!

Delo.autor

“Ylli” i SKËNDERBEUT nuk përmbahet: Golin ia dedikoj vëllai tim Ardit Hoxhajt, nuk e kam…

Isa.Autor

Leave a Comment