Futboll Seria A Sport

DERBI I “MADONINËS”/ Vetëm një gol kundër “Djallit”, Sanchez kërkon të lërë një kujtim

Një derbi për Sançezin. Skualifikimi i Lautaros ka krijuar hapësirë në sfidën brenda qytetit për kilianin. Dukej diçka e sigurt një javë më parë, megjithëse më pas, kundër Udinezes, Konte preferoi Espoziton. Në atë moment gjithçka u vendos në diskutim. Mjaftoi fusha për të rikthyer në vend gjithçka. 17-vjeçari në Friuli nuk arriti të përshtatej me klimën e sfidës. I pashmangshëm, pra, zëvendësimi. Dhe, në vendin e tij, hyri pikërisht Aleksis: e menjëhershme shkëndija, aq sa Lukaku zhbllokoi rezultatin 5 minuta më pas. Pak më vonë Sançez fitoi edhe penalltinë me të cilën u blindua fitorja.

aleksis sancez

DYSHIMI –Ishte paraqitja kundër Fiorentinës, në Kupën e Italisë, që vendosi në dyshim kushtet e Sançezit. Në atë rast iu desh të përshtatej me rolin e fantazistit, duke u shërbyer thuajse gjithmonë me shpatulla nga porta. Ndërsa ai tashmë është një sulmues puro, i mësuar me lëvizjet në thellësi dhe në hapësira, duke pasur gjithmonë përballë portën kundërshtare. Pra, fakti që ishte në vështirësi është më se i pranueshëm. Pavarësisht kësaj, Konte u alarmua. Aq sa, pasi vendosi të mos shtojë sulmues në ditët e fundit të merkatos, Interi ndryshoi mendim, duke u përpjekur më kot me Zhirunë, Slimanin, Zazën apo Pinamontin.

sancez

ARMIK I VJETËR –Derbi tani është një mundësi për të treguar që Interi nuk gaboi duke e transferuar në Milano. Në fund të sezonit, me përjashtim të ndonjë surprize, do të rikthehet te Mançester Junajtid, ashtu siç ka komunikuar trajneri Solskjaer. Kiliani dëshiron t’u lërë një kujtim të bukur interistëve dhe firma në një fitore kundër Milanit do ishte zgjedhja e duhur. Gjatë karrierës i ka ndodhur vetëm një herë, në një barazim 4-4 në “San Siro”: ishte 9 janari 2011 dhe luante akoma me Udinezen. Por ka shpërdoruar gjithçka kundër “Djallit” kur kaloi te Barcelona, në një kohë kur katalanasit dhe kuqezinjtë përballeshin shpesh në Champions: hera e fundit ka qenë në nëntorin e 2013-ës, ndërkohë që nuk i ka ndodhur më tek Arsenali dhe Junajtid. Të dielën do të takojë një armik të vjetër, me shpresën që të rikthehet “NinoMaravilla”.

Related posts

TRONDITET FUTBOLLI ITALIAN/ Ish-lojtari i talentuar NDËRRON JETË pas një AKSIDENTI TRAGJIK

Isa.Autor

Konusmonin drogë para pallatit, ja dyshimet për dhunën ndaj shoferit të FSHF-së

Sadik.Autor

FITOJNË ME GOLEADË/ Lyoni triumfon me “pesë yje” pas një viti

Delo.autor

Leave a Comment