Futboll Seria A Sport

DERBI I “MADONINËS”/ Lukaku kërkon golin e rekordit kundër Milanit

Romelu Lukaku la gjurmë në fitoren 2-0 të Interit në fazën e parë kundër Milanit. Qëkur suksesi në Serinë A vlerësohet me tri pikë, vetëm pesë lojtarë zikaltër me pasaportë joitaliane kanë mundur të gjejnë rrugën e rrjetës në dy derbit e tyre të parë kundër Milanit.

Xhorkaef, Ronaldo, Simeone, Ibrahimoviç dhe Milito përbëjnë klubin ekskluziv, ku Lukaku do të mundohet të përfshihet për të shënuar sot në mbrëmje. Sot belgu do të kërkojë golin e 21-të sezonal. Deri tani, bilanci “flet” për 13 realizime larg Milanos (12 në Serinë A dhe 1 në Champions) dhe 7 në “San Siro”.

Anomali shfaqin edhe statistikat e dygolëshave të belgut, i cili nga 6 të regjistruara deri më sot, vetëm dy i ka realizuar në ndeshjet shtëpiake. Tek Interi të gjithë ndihen më të qetë me “Big Rom” në fushë, edhe për faktin se në 14 rastet që ka gjetur rrugën e rrjetës, skuadra ka dalë fitimtare në 12 prej tyre.

Related posts

BËRI 20 MIJË TIFOZË GREK TË HESHTIN/ Mbrojtësi Bitri: Ja çfarë mendoj për paraqitjet e Partizanit në Europë

Delo.autor

E BUJSHME/ Bavarezët, gati t’ia rrëmbejnë yllin Juventusit

F.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Talenti 22-vjeçar largohet nga Roma, transferohet në Spanjë tek…

Delo.autor

Leave a Comment