Futboll Seria A Sport

DISFATA NDAJ VERONËS/ Ronaldo: Nuk duhej të ndodhte kështu!

Cristiano Ronaldo ka thënë se Juventusi duhet të vazhdojë të punojë zellshëm, në mënyrë që tëarrijë synimet, pas humbjes 2:1 ndaj Hellas Veronës së Amir Rrahmanit dhe Marash Kumbullës..

Ronaldo mund të jetë i kënaqur në nivel personal, sepse me golin e mbrëmshëm ai shkroi më shumë histori në fanellën bardhezi, duke u bërë lojtari i parë që shënon në 10 ndeshje radhazi për Juventusin.

Por, sulmuesi portugez është shprehur i pakënaqur me rezultatin përfundimtar të takimit, i cili nënkupton se nëse Interi e mund Milanin në derbin italian, atëherë Juve do të bjerë në pozitën e dytë.

“Ky nuk ishte rezultati që ne e deshëm, por ne duhet të vazhdojmë të punojmë fort për t’i arritur synimet tona”, shkroi Ronaldo në Instagram.

Related posts

E DHIMBSHME/ Aksidenti i tmerrshëm, humbin jetën 2 futbollistët e rinj (VIDEO)

Delo.autor

Statistika e veçantë/ Leo Messi e kaloi 83.1% të ‘El Classico’ duke…

Q.Autor

13 GOLA NË 34 NDESHJE/ Po shkëlqen me Arsenal, skuadrat e mëdha europiane pas sulmuesit të njohur…

Delo.autor

Leave a Comment