Futboll Seria A Sport

DRIDHET JUVENTUS/ Shkurti është muaj i zi për trajnerin Sarri, ja statistikat

Për fat të mirë, është muaji më i shkurtër i vitit. Shkurti ka qenë historikisht i zi për Maurizio Sarri. Sigurisht që ka qenë i tillë, të paktën në katër vitet e fundit. Po ky muaj provoi, në fakt, të ishte më i vështiri për të, që kur mori drejtimin e Juventusit.

Chelsea në “kandar”
Nga 12 humbjet e Maurizio Sarri në stolin e Chelsea, sezonin e kaluar, 6 prej tyre erdhën midis janarit dhe shkurtit, 4 midis 30 janarit dhe 24 shkurtit, duke filluar me një 4-0 në Bournemouth, vazhduar me 0-2 në shtëpi, kundër Manchester United, që solli eliminimin nga “FA Cup”, dy “nokaut”-ët me Manchester City. Ndeshja më e dobët e sezonit ishte ajo e 6 shkurtit 2019, e humbur 6-0 përballë “qytetarëve” të Guardiolës. Humbja me penallti (4-3), përsëri me Manchester City, në finalen e “Carabao Cup”, në stadiumin “Wembley”, ndodhi më 24 shkurt. Veç gabimit vendimtar të Jorginho nga pika e bardhë, atë ditë ndodhi incidenti traumatik me portierin Kepa. Në fund të kohës shtesë, portieri spanjoll nuk pranoi zëvendësimin me Caballero, duke debatuar në distancë me Zola dhe Sarri, të cilët, gjithashtu, e lanë stolin në mënyrë të tërbuar për disa momente. Ishte e nevojshme që Rudiger të ndërhynte mes tyre, në mënyrë që situata të mos degjeneronte fare. Më pas, Kepa kërkoi falje, por klubi e gjobiti 225 mijë euro. Momenti më i vështirë ndoshta për blutë e Londrës, para “finales” së sezonit për vendin e tretë në Premier League dhe triumfit në “Europa League”.

Dhe me Napolin
Gara për titullin në vitin 2018 u zbeh diçka më përpara, por në zemër të shkurtit arriti një nga zhgënjimet më të rëndësishme të sezonit: eliminimi në “Europa League” ndaj Leipzig. Në fakt, kishte qenë më keq një vit më parë, me tri humbje në tri fronte, vetëm brenda dy javësh: 3-1 në Madrid, në 1/8 finale të Champions-it kundër Realit, teksa eliminimi u vulos në kthim; 0-2 në shtëpi me Atalantën, humbje vendimtare në garën për titull me Juven, por edhe në raport me Romën e vendit të dytë; 3-1 në Torino, kundër Juventusit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Po në vitin 2016? Më 13 shkurt, Napoli i tij arriti në fushën e Juventusit me +2 pikë në renditje. Aty kapitulloi përballë golit të Zaza në minutën e 88-të, pësoi parakalimin e bardhezinjve dhe dorëzoi titullin. Ky ishte fillimi i fundit, i pasuar nga dy barazime me Milanin dhe Fiorentinën, më pas erdhi kolapsi në prill, me tri humbje.

Parahistori
A mund të ishte më keq se kaq? Patjetër, nëse i referohemi vitit 2009. Sarri mori përsipër stolin e Perugia, asokohe në Serie C, por ishte fatale humbja e tretë e shkurtit për t’u ngjitur më lart. Akoma më keq kishte kaluar në vitin 2008, kur kishte marrë përsipër stolin e Verona, në janar, në Serie C1. Aty drejtoi në pesë ndeshje; fitoi të parën, pastaj humbi katër dhe u dorëhoq. Po, edhe shkurti i Juventusit, gjithashtu, ka qenë muaji i tij më i vështirë në Torino. Mbetet të shihet nëse ky mallkim ka mbaruar në Verona… apo vazhdon!

Related posts

​E PABESUESHME/ Barça më në fund e pranon se Neymari mund të kthehet në klub

Isa.Autor

SIFDA ELIMINATORE NDAJ “SHPRESAVE”/ Flet Kapiteni Suchy: Në Kosovë kemi ardhur për…

Delo.autor

“LUFTA E FTOHTË” MES CEFERIN DHE AGNELLI-T/ Presidenti i Juventus-it përjashtohet nga mbrëmja gala, ja shkaku…

Delo.autor

Leave a Comment