Futboll Seria A Sport

“ËSHTË NJË KËNAQËSI E VËRTETË TË LUAJ ME IBRAN”/ Sulmuesi Rebic: Më në fund unë kam mundësinë të…

Ante Rebiç po kalon një moment magjik. Pas vështirësive në fillim të sezonit, kroati po gjen hapësirë, besim dhe gola te Milani i Stefano Piolit. Ndeshje pas ndeshje, ishi i Frankfurtit është ai që ka marrë skuadrën në supe dhe po e çon drejt sukseseve.

“Më në fund unë kam mundësinë të luaj vazhdimisht dhe t’i tregoj aftësitë e mia në maksimum – shpjegoi ai për “Dalmatinski Portal”.

“Tani gjithçka përfundimisht ka shkuar mire. Për mua nuk ka qenë kurrë më e vështirë të luaj në Itali sesa në Gjermani. Unë thjesht nuk kam pasur mundësinë e duhur. Kur më jepen, në shumicën e rasteve, përfitoj nga kjo”, ka thënë kroati.

rebic

Rebiç ka shënuar gjashtë gola në 16 paraqitje me Milanin. Të gjithë kanë ardhur në shtatë ndeshjet e fundit. Duke hequr ndeshjen me Veronën, kroati ka shënuar në çdo takim, përfshirë dhe atë ndaj Juven.

Ndërkaq për praninë e Ibras në skuadër ai është shprehur: “Është një kënaqësi e vërtetë të luaj me të, të shoh cilësinë e tij. Përvoja e tij na ndihmon shumë. Boban? “Pas çdo ndeshje, ai zbret në dhomat e zhveshjes për të na inkurajuar dhe ndonjëherë edhe gjatë stërvitjes”.

Related posts

Bayern do të shfrytëzojë klauzolën për të blerë përfundimisht James Rodriguez

Q.Autor

KLASIFIKIMI: Kroacia udhëheq Grupin D, ndiqet nga Islanda dhe Argjentina

Sadik.Autor

LILA DHE ABAZAJ/ Transferimet te Tirana drejt dështimit. Ja arsyet…

Delo.autor

Leave a Comment