Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ 126 milionë euro për yllin e Liverpool, “çmendet” Florentino Perez

Real Madridi beson se mund ta joshë Mohamed Salah, që ta lërë Liverpool për një marrëveshje 126 milionë euro. Të paktën kështu pretendon “El Desmarque”, një media pranë klubit të bardhë. Sulmuesi egjiptian ka qenë prej kohësh i lidhur me “Los Blancos”. Në “Santiago Bernabeu”, atë e shohin si një alternativë më të lirë se ylli i PSG, Kylian Mbappe.

Futbollisti në fjalë, që nga shkuarja te Liverpool, ka qenë shtyllë kryesore në ekip. Megjithatë, tifozët e kuq nuk e vlerësojnë ende atë si lojtarët e tjerë të shkëlqyeshëm të klubit britanik. Kjo u theksua nga Jamie Carragher dhe Gary Neville në televizionin anglez. Ata besojnë se egjiptiani nuk trajtohet ashtu si duhet, është nënvlerësuar dhe ky mund të jetë shkak për një “arratisje” të mundshme te Real Madridi, ose Barcelona.

Në kryeqytetin spanjoll duan të heqin qafe Gareth Bale, i cili ishte gati të largohej në merkaton e verës së kaluar drejt Kinës. Pra, të bardhët po kërkojnë një zëvendësues për uellsianin. Alternativa më e mirë do të ishte ndërkombëtari francez, Kylian Mbappé, dëshirë e shprehur e trajnerit Zidane. Sidoqoftë, blerja e tij është e vështirë, pasi do të kushtonte rreth 300 milionë euro.

Florentino Perez nuk është i gatshëm ta paguajë këtë shumë, kështu që do të presë deri në vitin 2021, kur t’i përfundojë kontrata. Mohamed Salah nuk ndihet rehat në “Anfield? Pasi ka fituar Champions-in, sezonin e kaluar, dhe këtë vit titullin në Premier League, egjiptiani e konsideron të kryer misionin e tij me Liverpool.

Related posts

E KËRKON JUVENTUSI/ Di Maria del hapur: Po pres PSG-në, por nëse s’më duan…

F.autor

RRËFEN NJË PRAPASKENË/ Ish-presidenti i Juventus: Si e përjashtuam Conten, nuk do doja të isha gruaja e tij

Delo.autor

PROTAGONIST MBRETI EGJIPTIAN/ Firmino trefishon shifrat ndaj Watfordit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment