Futboll Premier League

Rush: Salah, më i mirë se Messi dhe Cristiano. Nuk befasohem nëse dikush ofron 225 mln euro

Ian Rush thotë se momentalisht, Salah është më i mirë se Messi e Ronaldo.

22 ndeshje, 18 gola në Premierligë – Mohamed Salah po shkëlqen me Liverpoolin,.

Ai e gjeti sërish golin gjatë ditës së diele. Ish anësori i Romës shënoi në fitoren 4:3 të Liverpoolit kundër Manchester City, për t’ia shkaktuar ekipit të Pep Guardiolas humbjen e parë këtë edicion në Premierligë.

Për shkak të formës së mirë që po kalon, legjenda e Të Kuqve, Ian Rush, thotë se egjiptiani aktualisht është më i mirë se Messi dhe Ronaldo, ndërsa nuk befasohet nëse Real Madridi bën çmendurinë duke ofruar 225 milionë euro për 25 vjeçarin, që do ta quante diçka krejtësisht normale me tregun e sotëm.

“Aktualisht, me këtë formë – Salah është para Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos. Ai është më i mirë se ata”, u shpreh Rush.

“Tashmë raportohet se Reali interesohet për Salah. Nuk e fajësoj, me tregun e ditëve të sotme – mos u habisni që Liverpooli mund ta pranojë një ofertë prej 225 milionë eurosh për të”, shtoi legjenda e Liverpoolit. /Gazeta Express/

Related posts

​Postimi emocionues i Higuainit në Instagram/ Lojtarët e Juven ia kthejn me komente dhe pëlqime (FOTO)

Isa.Autor

EUROPA LEAGUE/ Pas 18 minutash lojë, mesfushori i “Topçinjve” zhbllokon sfidën me një “predhë” nga distanca (VIDEO)

Delo.autor

VIDEO/ Portieri i Luftëtarit feston 36-vjetorin, urimi i veçantë nga gjirokastritët

Q.Autor

Leave a Comment