Futboll Ligue 1 Sport

E BUJSHME/ Ish-drejtuesi i lartë zbulon kushtet e Barcelonës për rikthimin e Neymar

Ish-zv.presidenti i Barcelonës, Jordi Mestre, tha se Neymar duhet t’i harrojë festimet e ditëlindjeve në Brazil, nëse kthehet në “Camp Nou”. 28-vjeçari është ërfolur për një ribashkim me katalanasit, pas largimit nga kampionët e La Liga-s te PSG, në vitin 2017, duke vendosur rekordin botëror në transferimet e futbollistëve (222 milion €).

I pyetur për Neymar, Mestre, i cili dha dorëheqjen në korrik, i tha “Mundo Deportivo”: “Lojtarët e kërkuan atë, por nuk bënë presion ndaj klubit. Në situatat sportive ai mund të kthehej, por me një seri kushtesh. Së pari, PSG duhej të pajtohej me këtë transferim. Së dyti, ai do të duhet të tërhiqte padinë ndaj Barcelonës dhe të pranonte se kishte gabuar me këtë veprim. Pas kësaj, të gjitha festat e ditëlindjes në Brazil duhej t’i harronte e ndalonte. Kishte lojtarë nga skuadra e ekipit të parë që hanin e pinin me të, por nuk e kishin idenë se ai dëshironte të largohej. Pra, nuk ishte treguar i hapur me skuadrën, ku bënte pjesë”.

Ka qenë një periudhë e trazuar për Barçën këto kohë, e cila renditet me tri pikë mbas Real Madridit. U shkarkua trajneri Ernesto Valverde, ndërsa kapiteni Lionel Messi u përfshi në një grindje publike me drejtorin Eric Abidal. Lidhur më këtë situatë, ish-zv.presidenti analizon: “Duhet të njohësh meritat e gjithçkaje, që këta lojtarë kanë arritur vitet e fundit. Më e pakta që ata meritojnë është respekti dhe mirënjohja, por gjithashtu duhet të jenë të gjithë të vetëdijshëm se asgjë nuk zgjat përgjithmonë. Skuadra po kalon një tranzicion, kështu që duhet t’iu jepni njerëzve kohë dhe të jeni të durueshëm”.

Related posts

Goli më i bukur i Botërorit, FIFA hap sondazhin në faqen zyrtare (FOTO)

Isa.Autor

Di Maria “i shkel syrin” Simeones për ta afruar tek Atletico Madrid

Sadik.Autor

SKANDALI I TRUKIMEVE NË BELGJIKË/ Rrezikon ylli i Lacios

Isa.Autor

Leave a Comment