Futboll Sport

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Manchester United kërkon yllin e kombëtares së Italisë… (FOTO)

Jo vetëm klubet kryesore të Serie A janë në gjurmët e Federico Chiesa. Ylli i Fiorentinës pëlqehet, gjithashtu, jashtë vendit. Sulmuesi i kombëtares së Italisë do të ketë një mundësi të shkëlqyer për t’u dëshmuar në Kampionatin Europian, që luhet në qershor, por, ndërkohë, tashmë ka tërhequr vëmendjen e Manchester United. Siç është raportuar sot në “Daily Mail”, klubi britanik dërgoi një vëzhgues për ta ndjekur yllin e datëlindjes 1997. Solskjaer e ka identifikuar atë si përforcimin e mundshëm për korsitë (e majtë dhe të djathtë) të sulmit.

Fiorentina e vlerëson 70 milionë euro xhevahirin e vet dhe dëshiron ta mbajë atë. Solskjaer, megjithatë, nuk heq dorë dhe tashmë ka dërguar një nga njerëzit e tij në Itali për ta ndjekur gjatë ndeshjes Fiorentina-Milan, të shtunën e kaluar. Për momentin, kontrata e sulmuesit vjollcë është e vlefshme deri në vitin 2022, pavarësisht nga gatishmëria e klubit Italian për ta zgjatur marrëveshjen. Veç gjigantëve të Serie A, si Juventus, Inter etj., tashmë zgjerohet interesi për Chiesa. Dhë kur të del emri në Premier League, në “Teatrin e Ëndrrave”, duket e vështirë të hezitosh e të refuzosh…

Related posts

OZIL kujton takimin e parë me ZIDANIN: Isha NERVOZ dhe m’u djersiten…

Isa.Autor

ZYRTARE/ Milani transferon Olivier Giroudin

Delo.autor

Batuta e vitit: Hysaj shkëlqeu ndaj Lazios sepse ndërroi këpucët

Q.Autor

Leave a Comment