Futboll Ligue 1 Sport

MAURO ICARDI APO CAVANI? Trajneri Tuchel: Luani ai që shënon dhe bën diferencën

Një nga temat e shumta të sezonit të PSG ka të bëjë me zgjedhjen e numrit “9”, që do të hidhet në fushë. Ndonjëherë Icardi, ndonjëherë Cavani, ndonjëherë asnjëri. Sidoqoftë, performanca në rënie e Icardit gjatë muajit të fundit mund t’i kushtojë atij shumë. Thomas Tuchel, në konferencën për shtyp ishte shumë i qartë në këtë drejtim. Gjermani tha se sulmuesi që shënon më shumë dhe bën diferencën do të luajë në fushë. Ish-bomberi i Napolit dhe Palermos, për momentin, vjen nga një gol dhe dy asiste kundër Bordeaux:

Gjithmonë bëhet e njëjta pyetje. Para se të më pyesni pse Cavani është gjithmonë në pankinë, duhet të dini pse luan Icardi. Ishte një periudhë, kur ai shënonte mjaft gola. Tani, situata ka ndryshuar disi, ndërsa ne si staf iu besojmë të gjithëve, madje edhe Cavanit. Kam pasur përshtypjen se ishte koha e tij në një moment të rëndësishëm dhe Edi ka dhënë gjithçka. Ai ka shënuar dhe asistuar, ka krijuar shumë mundësi. Me sulmuesit funksionon kështu. Është e vërtetë për të gjithë, por më tepër për sulmuesit. Nëse ata shënojnë dhe bëjnë diferencën, atëherë mbeten në fushë”.

Në shkurt, Icardi luajti tri herë kundër dy paraqitjeve të Cavani, por ky i fundit shkëlqeu në ndeshjen e fundit të PSG, në Ligue 1. Llogaria e dy sulmuesve këtë muaj është nga dy gola secili. Uruguajani duket një hap përpara për momentin, ndërsa Mauro pret mundësinë e tij.

Related posts

NUK TREGOJNË SHENJA DOBËSIE/ Klopp: Skuadra që duhet ta mposhtim është City, jam…

Isa.Autor

E PAZAKONTË/ Sportisti kazak shokon botën, martohet me kukullën seksi (FOTO)

Delo.autor

Trajneri i ri i Arsenal kërkon tre përforcime nga La Liga

Sadik.Autor

Leave a Comment