Futboll La Liga Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ Modric po e luan sezonin e fundit në Real Madrid?

Në Spanjë shtypi vendas shkruan për një rënie domethënëse të rendimentit të Luka Modriç. Sipas tyre, mesfushori kroat rrezikon largimin në fund të sezonit ndërsa stafi teknik është i shqetësuar për paraqitjet e tij këtë sezon.

Rikthimi në verë nga huazimet i Dano Ceballos e Martin Odegaard apo blerja e mundshme e Van De Beek do të mbyllnin hapësirat për ish fituesin e Topit të Artë ndaj dhe mundësitë e largimit të tij janë tepër konkrete. Gjithsesi 35-vjeçari ka ende shumë admirues duke nisur që nga kampionati italian e ai anglez, por edhe përtej oqeanit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të mund të merrte një pagë të majme.

Related posts

Zyrtarizimi i Mancinit në stolin e Italisë sjell ndryshime të mëdha në skuadër

Sadik.Autor

BASHKËLOJTARI E PRANON/ Jordi Alba: Ai është një lojtar i rëndësishëm për ne, duhet të…

Isa.Autor

KA EDHE KËSHTU/ GAFA në Instagram, ylli i Anglisë me pantallonat e mbushura (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment