Futboll Premier League Sport

BOJKOTI I PREMIER NUK MJAFTON/ Sulmuesi i Manchester City-t bie pre e fyerjeve raciste. Ja reagimi i “Facebook”…

Sulmuesi i Mançester Sitit, Rahem Stërling ka rënë pre e fyerjeve raciste në rrjetet sociale, veprim i cili ka çuar dhe në ndërhyrjen e vetë menaxherëve të “Facebook” të cilët kanë fshirë komentet në drejtim të anglezit.

Ngjarja ka ndodhur vetëm dy ditë pasi Premier Liga vendosi të bojkotojë rrjetet sociale në shenjë solidarizimi. Ishte vetë zëdhënësja e “Facebook” e cila u shpreh:

“Si pjesë e punës sonë të vazhdueshme në këtë hapësirë, ne së shpejti do të hapim mjete të reja për të ndihmuar në parandalimin e njerëzve që shkruajnë mesazhe abuzive nga adresa të huaja.

Asnjë gjë e vetme nuk do ta rregullojë këtë sfidë brenda natës, por ne jemi të përkushtuar të bëjmë atë që mundemi për ta mbajtur komunitetin tonë të sigurt nga abuzimi”.

Racizmi në rrjetet sociale është kthyer në një problem global për sportin teksa janë të shumta rastet kur sportistët bien pre e fyerjeve dhe abuzimeve me bazë racore.

Related posts

TRONDITJE PËR FRANCËN/ Benzema humbet Botërorin e Katarit!

F.autor

Luan ndeshjen e fundit me Kukesin, Sindrit Guri gjendet mes dy “zjarreve”

Sadik.Autor

REZULTATE SPEKTAKOLARE/ De Jong mahnit Barcelonën, një artist që “vjedh” topat

Delo.autor

Leave a Comment