Futboll La Liga Sport

E PABESUESHME/ Klubi spanjoll ishte vetëm 2 milionë euro larg Ronaldos

Cristiano Ronaldo thuajse kishte firmosur me Malaga, kur ishte ende i ri, sipas personit përgjegjës për rekrutimin e lojtarëve në klubin spanjoll, atë kohë, Carlos Rincon. Ylli portugez, i cili ka vazhduar të fitojë pesë “Topa të Artë” në karrierën e deritanishme, që e ka çuar atë te Manchester United, Real Madrid dhe Juventus, u vu re nga skautët e Malaga-s gjatë kohës së tij në akademinë e të rinjve të Sporting. Ishte një kohë kur Ronaldo po tregonte shumë nga atributet, që do ta ndihmonin të bëhej një nga lojtarët më të mirë të botës.

Rincon dhe “skuadra” e tij e shikuan Ronaldon në Danimarkë, në Kampionatin Europian U-17, në vitin 2002: Cristiano ishte shumë premtues që i ri, – tha Rincon për “El Desmarque”. – Një lojtar me potencial shumë të rëndësishëm fizik, me goditje spektakolare të topit. Në atë kohë kisha besimin e madh të presidentit. Më kishte thënë të gjurmoja talentet e mëdhenj në Europë, Amerikë apo Afrikë të Jugut. Më duhej të merrja numrat e telefonit të tre lojtarëve më të mirë të turneut. Sapo mbaroi Kampionati Europian U-17, pata numrin e tre lojtarëve më të mirë.

Atëherë i ndiqja në televizion, nuk shkoja t’i shikoja lojërat direkt në stadium. Javën tjetër vendosëm kontakt me lojtarët, familjet dhe agjentët e tyre, kërkuam takim, ku mund të bënim ofertat tona. Brenda asaj situate ishte edhe Ronaldo. Ai nuk kishte debutuar ende në ekipin e parë të Sporting, por ne bëmë një ofertë përmes Jorge Mendes. Kishim krijuar para, por nuk mund të bënim mbivlerësime në investime. Në atë kohë kemi bërë një ofertë prej 1.5 milionë euro, por Ronaldo kishte vlerën e rreth 3.5 milionë eurove. Ne nuk mund të lëviznim në ofertë, sepse nuk mund ta paguanim atë shumë. Në fund të fundit, lojtarët e mirë janë të shtrenjtë, por ne nuk mund të arrinim deri atje”.

Shumë nga atributet kryesore të Ronaldos ishin shfaqur që në moshë të re. Ato janë akoma të dukshme sot, në moshën 35-vjeçare. Rincon, gjithashtu, e përshkruan Alex Ferguson si “babain sportiv” të Ronaldos dhe beson se ishte mirë për lojtarin, që përfundimisht u bashkua me Manchester United: “Ai i kishte cilësitë parësore që në atë moshë, pastaj është zhvilluar e përmirësuar në mënyrë taktike. Cristiano ishte ai që është tani, që i ri.

Një lojtar me fuqi fizike shumë të rëndësishme, me një goditje spektakolare, shumë intuitiv në mënyrën e tij për të kuptuar lojën, me cilësi të admirueshme teknike në driblim. Nuk më befason ajo që po demonstron edhe sot, në moshën 35-vjeçare. Këto cilësi i ka pasur gjithmonë. Ne vepruam shumë shpejt, por nuk e morëm dot për 2 milionë euro. Pas një muaji apo dy, Ronaldo kaloi te Manchester United dhe menjëherë debutoi në ekipin e parë atje”.

Related posts

Diego Costa çon Atletico në finalen e Europa League (VIDEO)

Sadik.Autor

REALI ka harruar si shënohet/ Lopetegui: Shkarkimin nuk e mendoj ende

Isa.Autor

PAS TRIUMFIT NDAJ FRANKFURT/ Talenti i “Topçinjëve” magjeps Emery: I fortë dhe në rritje…

Delo.autor

Leave a Comment