Futboll La Liga Sport

“EL CLASICO”/ Nga fitorja 6-2 te ajo 3-0, Barcelona është zot në “Bernabeu” (GRAFIKU)

Leo Messi është “mbreti” i klasikes Real Madrid-Barcelona. Ai shkon në përballjen e së dielës mbrëma, në “Santiago Bernabeu”, tejet i karikuar, pasi shënoi 4 gola në sfidën e fundit të La Liga-s, kundër Eibarit. Ylli argjentinas kryeson listën e shënuesve më të mirë të kampionatit spanjoll me 18 gola, pesë të tillë më shumë se “bomber” i të bardhëve, Karim Benzema. Përmes këtij info-grafiku, po ju tregojmë se në diçka më shumë se dekadën e fundit, dominimi katalanas në “El Clasico” e luajtura në kryeqytet ka qenë evident. Nga fitorja e parë e këtij segmenti kohor, 6-2, me Guardiolën trajner, tek ajo 3-0, e fundit e thellë, në Kupën e Mbretit, me Valverde në stol, Barcelona del se është zot në “Bernabeu” (info-grafiku)

Përgjatë kësaj periudhe, nga viti 2008 e këtej, Blaugrana-t i kanë drejtuar disa trajnerë, si Pep Guardiola, Luis Enrique, Tata Martino dhe Ernesto Valverde. Po kështu, sipas sezoneve dhe javës përkatëse të kampionatit, apo edhe kompeticionit, mund të njiheni edhe me rezultatet e regjistruara në “Santiago Bernabeu”. Mes tyre do të shihni edhe fitoret e pastra 6-2, 4-0 dhe 3-0 të katalanasve.

Related posts

Valencia-Barcelona/ Coutinho shënon golin e parë me katalanasit

Q.Autor

KORONAVIRUSI/ Ndërron jetë futbollisti 14-vjeçar nga COVID-19 (EMRI+FOTO)

Delo.autor

Të gjithë po flasin për Ronaldon, por Spanja do të shkojë larg në këtë Botëror

Sadik.Autor

Leave a Comment