Futboll La Liga Sport

KRITIKON HAPUR BARCELONËN/ Legjenda Rivaldo: Asnjë përmirësim me Setién

Rivaldo, legjenda e Barcelonës, ishte i shqetësuar për situatën e katalanasve në prag të “El Clasico” kundër Real Madridit, të dielën e ardhshme:”Sinqerisht, pas ndeshjeve të fundit të Barcelonës, nuk kam parë ndonjë përmirësim, edhe pse Valverde u largua nga drejtimi dhe erdhi Setién. Skuadra mund të luajë shumë më mirë, sepse ka lojtarë të shkëlqyeshëm. Përveç kësaj, zotërimi i tij i topit nuk është i qëndrueshëm. Sidoqoftë, gjëja vërtet shqetësuese te Barcelona aktuale është mungesa e njerëzve që guxojnë të godasin nga jashtë zonës për të befasuar. Skuadra po mundohet të shënojë gola vetëm në zonën rivale.

Barcelona tani është më e varur se kurrë nga Leo Messi. Sigurisht, rëndësia e tij është rritur. Kjo tregon pse rivalët përqendrohen në ndalimin e tij. Kur nuk luan mirë Messi, ose bllokohet nga kundërshtarët, Barcelona nuk imponohet dot. Pak alternativa në sulm? E gjitha kjo vjen nga planifikimi i dobët i klubit, çka u përkeqësua edhe më shumë në janar, me largimin e disa lojtarëve dhe pothuajse pa përforcime. E gjitha kjo nuk është e mirë për imazhin e klubit, as e këndshme për stafin stërvitor dhe tifozët.

Nuk do të kishte kuptim të nënshkruani me Braithwaite dhe të mos e përdorni. Në fund të fundit, mos nënshkruaj me një lojtar 29-vjeçar për 18 milionë euro, vetëm për ta pasur në pankinë, ose që të luajë disa minuta. Barcelona ishte e detyruar ta blinte, ndoshta, sepse nuk ka alternativa ofensive, por nuk ka fare kuptim të mos e shfrytëzojë (aktivizojë)”.

Related posts

Tifozët/ Kjo skuadër ka më shumë gjasa që të fitojë Champions League!

Sadik.Autor

MOURINHO IA NDËRPRET INTERVISTËN/ Shikoni reagimin e veçantë të trajnerit të Sheffield (VIDEO)

Delo.autor

Ish-futbollisti i MILANIT prezantohet tek ATLETICO: Nuk kam ndërmend të rivalizoj me…

Isa.Autor

Leave a Comment