Futboll Seria A Sport

GAFA E GJIGANTËVE ITALIANË/ Ja si Juventus dhe Interi e refuzuan djaloshin Haaland

Sezoni 2019-2020 do të mbahet mend, ndër të tjera, për shpërthimin e Erling Haaland, ylli absolut i Ligës së Kampionëve dhe Bundesliga, midis Salzburgut dhe Borussia Dortmund. Një shpërthim, që disa klube mund ta shikojnë me keqardhje, përfshirë Juventusin. Bardhezinjtë e Torinos e kishin lojtarin në dorë, para disa vitesh.

Këtë gjë e zbulon sot “Tuttosport”, që shpjegon se “Zonja e Vjetër” ishte me të vërtetë një hap larg blerjes së norvegjezit të datëlindjes 2000. Duhet të kthehemi në fund të vitit 2017, kur lojtari ishte në stadiumin e Juventusit, së bashku me babanë dhe agjentët e tij, Pedersen e Spinosi. Logon e bardhezinjve, megjithatë, Haaland e mbajti vetëm në shallin e blerë në stadium, sepse atëherë transferimi nuk u krye. Megjithëse lojtari shkoi, gjithashtu, në “Vinovo” për të takuar Paratici dhe Nedved, marrëveshja ekonomike me Molde mungoi.

Norvegjezi kërkoi 3.8 milionë euro në vit, një shifër që konsiderohej e tepërt nga Juventusi. Dhe kështu nuk u bë asgjë. Në muajt e mëparshëm, Haaland, gjithashtu, i ishte ofruar Interit, kur Walter Sabatini ishte gati të përshëndetej me Suning. Edhe në atë rast, transferimi nuk u realizua. Një vit më vonë, në lojë hyn Salzburgu, klubi që ndryshoi historinë e norvegjezit. Në janar kaloi te Borussia Dortmund, pavarësisht se ka kaluar një mbrëmje për t’u shitur te Juventus. Telesport

Related posts

E BUJSHME/ Inzagi drejt largimit, De Biazi në listën e KLUBIT TË SHQIPONJAVE

Isa.Autor

Sacchi: Gattuso ka marrë një barrë të rëndë, por…

Q.Autor

SULMUESIT MË “VRASTAR”/ Njihuni me 10 finalizuesit më të mirë në Premier, listën e kryeson emri surprizë

Delo.autor

Leave a Comment