Futboll Sport

“I MIRËPRESIM NË MIAMI”/ Beckham: Kemi mundësi të shkëlqyera për “Pleshtin” dhe CR7

David Beckham tha se klubi i tij i ri, Inter Miami, që do të garojë në MLS, ka mundësi të shkëlqyera për të nënshkruar me superyjet Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Kapiteni i Barcelonës dhe portugezi i Juventusit janë lidhur së fundi me një kalim në SHBA në fundin e karrierës së tyre. Beckham e pohon tashmë klubin e tij si destinacion të mundshëm të të dyve. Një paralajmërim të tillë e bëri para pak ditësh edhe trajneri i Minesota United, Adrian Heath.

Ish-kapiteni i Anglisë foli në një emision televiziv, të mërkurën, duke e ushqyer këtë ëndërr të njerëzve, që do të donin t’i shihnin 11 herë fituesit e “Topit të Artë” në një llogore: “Epo ju e dini se çfarë ambiciesh kemi si klub. Messi dhe Ronaldo janë mundësi të shkëlqyera, i mirëpresim në Miami. Në fakt jemi kontaktuar nga shumë lojtarë të ndryshëm, që duan të bashkohen me ekipin tonë. Si çdo president klubi, edhe unë dëshiroj lojtarët më të mirë.

Besoj se kemi mundësi për të sjellë edhe futbollistë të tillë si Cristiano apo Leo. Personalisht i admiroj të dy si sportistë. Janë vërtet mundësi të shkëlqyeshme. Sidoqoftë, për momentin kemi një listë lojtarësh të rinj, edhe të tjerë me përvojë, për ta nisur si debutues në MLS. Një nga gjërat që mësova nga Alex Ferguson është kjo: këdo që të afrosh, duhet të jetë në përshtatje me klubin. Nuk është fjala për emrin, ose personalitetin më të madh, por për përshtatjen më së miri me lojtarët e tjerë.Kjo është ajo që ne do të bëjmë. Por, siç thashë, si president, i shikoj Messin dhe Ronaldon si mundësi të shkëlqyeshme”.

Interi Miami ka qenë i lidhur edhe me David Silva të Manchester City, sulmuesin e PSG, Edinson Cavani, dhe mesfushorin e Real Madridit, Luka Modric.

Related posts

REZULTATET NË KOHË REALE/ Vllaznia thellon avantazhin, Guri shënon për Kukësin

Sadik.Autor

KORONAVIRUSI/ Klubi spanjoll komunikatë urgjente, pesë raste me COVID-19!

Delo.autor

MUNGESA E SHAQIRIT NË BEOGRAD/ Prestigjozia “Daily Mail”: Fituan idiotët!

Isa.Autor

Leave a Comment