Futboll Seria A Sport

“JA KUSH MË THA TA GODISJA”/ Mesfushori Eriksen zbulon momentin e traversës magjike! (VIDEO)

Christian Eriksen për pak sa nuk shënoi ndoshta një ndër golat më të bukur të historisë së derbit të Madoninës. Danezi ekzekutoi në kufijtë e perfektes një goditje dënimi nga thuajse 30 metra, por topi u stampua në traversë.

Duke folur për “Gazzetta dello Sport”, fantazisti shprehet se në fillim ai do të krosonte, por ishte Brozovic që i tha të godiste. “Në fillim kur mora topin po mendoja që të krosoja, siç ndodh gjithnjë në ato pozicione. Vura re që Milani po mbronte shumë thellë dhe kishte markuar lojtarët tanë. Në atë moment pashë Brozovic, i cili më tha të gjuaja. Godita mirë, por jo mirë mjaftueshëm, pasi nuk shkoi në rrjetë. Nëse do të kisha shënuar do të ishte qershia mbi tortë.”

Related posts

Pas interesimit të United, Chelsea merr vendimin për Eden Hazard

Q.Autor

ISH-PRESIDENTI I “LOS BLANCOS”/ Lorenzo Sanz: Ja tre yjet që ishin pranë Real Madridit

Delo.autor

Çmimi “Puskas”/ Njihuni me kandidaturat e UEFA-s për golin më të bukur të vitit

Isa.Autor

Leave a Comment