Bundesliga Futboll Sport

NJË KAMPION EUROPE PËR SULMIN/ Ja “shënjestra” e Bayern Munich për merkaton e verës

Gjigantët gjermanë e bëjnë yllin e Brazilit, Roberto Firmino, objektivin kryesor të merkatos verore. Bayern Munich po “komploton” me sulmuesin e Liverpool, kampion i Europës në fuqi, duke i ofruar një pagë të majme, sipas “The Sun”. Kampionët e Bundesligës janë të bindur në potencialin e madh të ish-lojtarit të Hoffenheim.

Me të, ata synojnë të përforcohen në sulm për sezonin e ardhshëm. “Reds” thuhet se e vlerësojnë Firmino me rreth 75 milionë £ (97 milionë dollarë). “Trashëgimia” e këtij futbollisti në Gjermani është vërtet mbresëlënëse. Ai shënoi 38 gola në 140 ndeshje të luajtura për Hoffenheim, gjatë viteve 2011-2015, para se të kalonte në “Anfield”.

Related posts

“TË MARRËSH SHEMBULL NGA AI”/ Lapo Elkan mbron CR7, i kthehet keq ish-presidentit të Juventusit

Delo.autor

NDODH EDHE KJO/ RISI në Seria A, ja ku do të transmetohen ndeshjet (VENDIMI)

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja miqësore Roma-Real Madrid, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 2-2

Delo.autor

Leave a Comment