Futboll Kategoria Superiore Sport

“KEQARDHJE PËR KËTË HUMBJE”/ Trajneri Cungu: Lodhja është shumë e madhe…

Trajneri i Laçit, Armando Cungu, ka folur pas humbjes së ekipit të tij nga Partizani me rezultatin 1-3 në shtëpi. Tekniku i kurbinasve ka thënë se ndjen keqardhje për këtë humbje dhe gabimet i fali ekipi i tij.

Keqardhje për humbjen e përmbysje? “Ishte ndeshja e tretë brenda javësqë pësojmë të njëtën gjë. Shënojmë dhe nuk kalojnë dy minuta dhe pësojmë, është e njëta histori. Partizani shënoi tre gola nga goditje statike. Keqardhja është shumë e madhe, pasi i dhamë mundësi Partizanit”.

Lodhja nga ngjeshja e ndeshjeve? “Lodhja është shumë e madhe, që nga 22 janari janë bërë 8 ndeshje rresht. Ka pasur dhe lojtarë me gjendje gripale. Keqardhja ishte jo e vogël nga mënyra se si pësojmë golat. Ne ia krijojmë vetes problematikat se sa i kriojnë ata”.

Individualizimi i Nuabuezes? “Të jap të drejtë, jam dakord që kjo ka një ngërç. Futbolli është i tillë që ka momente që je në ditët e tua, por ka momente që je mirë dhe mbyllet porta. Duhet të jetë i qetë dhe nuk duhet të zgjidhë gjërat me nervozizëm. Fokusi i kundërshtarëve është Nuabueze dhe nuk do ta ketë të lehtë të shënojë, kështu që duhet të ndihmojë skuadrën të shkojë te goli. Krijojmë raste, bëjmë lojë, por nuk arrijmë të fitojmë. Ekipi në fazën sulmuese funskionon mirë, në mbrojtje janë problemet”.

Merkato e gabuar? “Fakti që nuk po gjejmë qetësi në fazën difesnive, tregon që ka gabime dhe problem. Mekato e janariot nuk të ndihmon. Ekipi krijohet në verë. Nga dita e parë që kam ardhur, kam qenë me këmbë në tokë. Kemi marrë rezultate tenistike në disa javë, por kampionati është i gjatë dhe ka lodhje. Ashtu siç ka dhe gjendje gripale”.

Related posts

VILLARREAL-MANCHESTER UNITED/ Solskaer i beson katërshes së sulmit Sancho-Van de Beek-Martial-CR7 (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

JEP LAJMIN E ËMBËL/ Mesfushori Lenjani bëhet baba për herë parë dhe zbulon emrin e të birit (FOTO)

Delo.autor

PSG dhe Juventus në garë për mbrojtësin spanjoll të Arsenalit

Sadik.Autor

Leave a Comment