Futboll

Juventus, Marchisio: “Kurrë me tjetër fanellë në Itali. Calciopoli më ndihmoi

Minutazhi në sezonin aktual është më i vogli i të gjitha kohërave, për një pikiatë që avancon nga viti në vit. Karriera e Claudio Marchisio nuk arrin të rinisë pas atij dëmtimi të rëndë në gju, të pësuar në pranverën e vitit 2016, sa për teprica në mesfushë, për ndonjë shqetësim në gju, por po aq edhe për zgjedhje të trajnerit Allegri, mesfushori 32-vjeçar po has vështirësi që të rikthehet në rolin e protagonistit te Juventus. Është pikërisht te skuadra bardhezi ku u rrit Marchisio dhe që u shndërrua në pikën e referimit në epokën e Conte.

Gjithsesi, për lamtumirë as që bëhet fjalë. Është vetë numri 8 i bardhezinjve ai që e premton nëpërmjet një interviste të dhënë për ‘Vanity Fair’: “Kam hyrë në ekipet zinxhir të fëmijëve të Juventus në vitin 1993, dhe nëse përjashtoj një periudhë te Empoli, që zgjati vetëm një sezon, luaj për të njëjtën skuadër prej 25 vitesh. Kam akoma dy vite kontratë dhe çfarëdo që të ndodhë, di që në Itali do të vesh vetëm këtë fanellë. Nuk shkoj asgjëkundi tjetër, më mirë e mbyll”. Fjalë këto që nuk përgënjeshtrojnë, por as nuk konfirmojnë hipotezën që në fund të sezonit, “Princi” të pranojë ndryshimin e ambientit, por për të provuar një eksperiencë jashtë Italisë, mbase në MLS.

 

Më pas Marchisio sqaroi këndvështrimin e tij në lidhje me skandalin e ‘Calciopoli’, që i mundësoi në fakt të bëhej pjesë e ekipit të parë juventin: “Nuk kam thënë kurrë se isha i lumtur për Calciopoli, dhe as që isha mirënjohës që ndodhi. Kam nënkuptuar vetëm që kaloi një trend he që unë kisha hipur në të. Nëse Juve nuk do të kishte përfunduar në Seria B, për shkak të vendimit të gjykatës, do të kisha qënë rezerva e fundit. Zbritja në kategori më ndihmoi mua dhe djem të tjerë, që mbase do të kishin përfunduar të huazuar për të bërë përpara. Luajti rolin e trampolinës. Unë u zhyta. Por nuk kam konfirmuar kurrë që të ishte pishina më e bukur në botë”

Related posts

Mourinho paralajmëron/ Ky do të jetë sezon i VËSHTIRË për Man United

Isa.Autor

GOLEADË NDAJ ARSENALIT/ Një ndeshje të dominuar “Të kuqtë”, shkëputen më tepër ndaj vendit të dytë

Delo.autor

NJË SKUADËR NGA E PARA/ Njihuni me 14 largimet e Laçit

Delo.autor

Leave a Comment