MMA Sport

KËRCËNON “UFC” PËR DUELIN ME “NOTORIOUS”/ Khabib: Për rivalët e mi vendos unë!

Khabib Nurmagomedov, kampioni i botës në peshën e lehtë, ka konfirmuar edhe një herë se nuk është në planet e tij një duel me Conor McGregor. Rusi do të mbrojë në prill titullin kampion ndaj Tony Ferguson. Ndërkohë që përflitet se fituesi i kësaj sfide do të duelojë me irlandezin, ide që është mbështetur edhe nga Dana White, presidenti i UFC-së.

“McGregor pas Ferguson? Do të jem unë ai që do të vendos për rivalin e radhës dhe jo UFC-ja. Nëse dëshiron të duelojë sërish me mua duhet të zbresë në peshë dhe të fitojë 10 përballje radhazi dhe jo një. Për mua le të vazhdojë të duelojë me rivalë të dorës së dytë”, u shpreh Khabib Nurmagomedov, që po përgatitet për duelin e radhës në kafaz.

Related posts

CONFERENCE LEAGUE/ Arbitër nga Finlanda, ja cili do të vendosë drejtësi në Teuta-Shamrok…

Delo.autor

Shanse të mira për Gjimshitin, mund të vazhdojë të luajë në kampionatin ITALIAN

Isa.Autor

E QUAJNË TRADHËTAR/ Vërshëllima dhe duartrokitje për BONUCCIN, përçahen tifozët e Juventusit

Isa.Autor

Leave a Comment