Bundesliga Futboll Sport

KËRKOJNË PËRFORCIME TË MËDHA/ Bayern Munich gati 20 milionë euro për talentin e klubit holandez…

Bajerni i Mynihut është gati të mbyllë marrëveshjen me talentin e Ajaksit, Sergino Dest. Mbrojtësi amerikan që ka lindur në Almere të Holandës shihet si një nga lojtarët më premtues në kampionatin holandez.

serxhino best

Skautët e skuadrës gjermane mësohen t’ua kenë sugjeruar drejtuesve të tyre lojtarin për sezonin e ardhshëm. Sipas “Voetbal International”, klubet janë gati të mbyllin marrëveshjen për shumën e 26 milionë eurove. Dest ka luajtur 16 ndeshje me fanellën e Ajaksit në këtë sezon duke dhënë 5 asiste.

Shifra këto që kanë impresionuar gjermanët, të cilët janë duke investuar fuqishëm në projektin e ri për të sjellë lojtarë të talentuar në skuadër.

Related posts

PAS RIKTHIMIT TEK TIRANA/ Stërvitja e parë e Ngo në “Selman Stermasi”, anglezi “kokë më kokë” me… (FOTO)

Delo.autor

“GATI PËR HISTORINË”/ President italian, skuadra e Kategorisë së Dytë me objektiva madhore

Delo.autor

VIDEO/ Ibrahimovic bën gol nga mesi i fushës, çmenden të gjithë në Amerikë

Sadik.Autor

Leave a Comment