Futboll Sport

EURO 2020/ Dopietat e Rodrigo dhe Alcacer vendosin për Spanjën dhe ruajnë përsosmërinë

Spanja ka mposhtur 4-0 ndaj Ishujve Faroe në “Estadio El Molinon” në ndeshjen e vlefshme për Grupin F të kualifikueset e Euro 2020.

Skuadra e udhëhequr nga Moreno ka bërë detyrën ndaj një skuadre të fortë fizikisht e cila ka dhënë gjithçka dhe a dalë me dinjitet nga kjo sfidë.

Ishte Rodrigo ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 13’ të takimit pas pasimit të Oyarzabal.

Pas pushimit, sulmuesi i Valencias, në superformë, ka shënuar golin e dytë të ndeshjes duke vulosur fitoren.

Në fund të takmit, Paco Alcacer ka shënuar golin e tretë dhe të katërt të takimit duke lënë shenjën e tij, ashtu si në ndeshjen disa ditë më parë.

Me këtë fitore Spanja ruan përsosmërinë me gjashtë fitore nga po aq ndeshje.

Related posts

CHAMPIONS/ Liverpool dyfishon avantazhin, talenti Jota është i frikshëm (VIDEO)

Delo.autor

DISFATA NË SUPERKUPËN E SPANJËS/ Lajm i keq për Barcelonën, ‘ylli’ i skuadrës ka probleme me gjurin!

Delo.autor

‘El Clasico’/ Në fushë futbollistë nga katër kontinente dhe 14 shtete

Q.Autor

Leave a Comment